Telekom Albania sjell aplikacionin “AirBnB”
Një tjetër risi teknologjike vjen për abonentët e Telekom Albania. Aplikacioni i quajtur “AirBnB” do të jetë në shërbim të të gjithë atyre që udhëtojnë jashtë vendit dhe iu duhet një apartament apo shtëpi gjatë qëndrimit. Përmes shkarkimit të “AirBnB”, rezervimi është i mundur drejtpërdrejtë nga telefoni. Falë bashkëpunimit të Telekom Albania dhe Deutsche Telekom me këtë aplikacion, për çdo rezervim përfitohet një ulje prej €30.
Për të përfituar këtë kupon është tepër e thjeshtë. Mjafton që në fillim të shkarkohet aplikacioni në telefon përmes linqeve përkatëse për përdoruesit e iOS (www.telekom.com.al/airbnbi) dhe Android (www.telekom.com.al/airbnba). Më pas bëhet regjistrimi i llogarisë me të dhënat bazike për t’u bërë pjesë e aplikacionit.
Pas regjistrimit, abonenti do të marrën një e-mail tek adresa e përdorur për regjistrimin e llogarisë me një kod prej 6-8 karakteresh, i cili do të shërbejë për të përfituar uljen e çmimit të rezervimit me €30. Ky kupon me vlerë €30 është i vlefshëm për një vit dhe mund të përdoret në blerjet mbi €120.
“AirBnB” është një site ku njerëzit mund të listojnë, zbulojnë dhe rezervojë ambiente të veçanta akomodimi në mbarë botën nëpërmjet telefonit celular apo internetit. “AirBnB” i bën njerëzit të përjetojnë eksperienca të veçanta udhëtimi me çfarëdolloj çmimi, në 192 vende. “AirBnB” i mundëson klientët të planifikojnë udhëtimet e tyre në lëvizje e sipër dhe të gjejnë vendet më të mira për të qëndruar dhe për të fituar njëkohësisht para nga ambientet që ata disponojnë.
Ashtu si në të kaluarën, Telekom Albania do të vazhdojë të sjellë avantazhe për të gjithë abonentët e tij duke ofruar risitë e fundit teknologjike dhe sjellë eksperiencat më të mira nga Grupi i Deutsche Telekom. “AirBnB” është një ndër aplikacionet më novatore që Telekom Albania sjell në Shqipëri.
Rreth Telekom Albania
Telekom Albania filloi operacionet komerciale në 1996, me emrin komercial Albanian Mobile Communications. Në 2008 iu bashkua Grupit Deutsche Telekom dhe në 2015 përqafon identitetin e brandit Telekom. Telekom Albania, me produkte moderne, inovacion të përhershëm në përputhje me zhvillimet e reja teknologjike dhe çmimet më konkurruese, është shëndërruar në ofrues të rëndësishëm të komunikimit dhe inovacionit cilësor në Shqipëri.
Rreth Deutsche Telekom
Deutsche Telekom është nga kompanitë e integruara të telekomunikacionit lider në botë, me rreth 151 milionë abonentë celularë, 30 milionë linja të rrjetit fiks dhe mbi 17 milionë linja broadband (deri më 32 dhjetor 2014). Grupi Deutsche Telekom ofron rrjet fiks, komunikim cellular, produkte dhe shërbime internet dhe IPTV për konsumatorë, si dhe zgjidhje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për abonentët biznes dhe korporatat. Deutsche Telekom është i pranishëm në mbi 50 vende dhe ka rreth 228 000 punonjës në mbarë botën. Të ardhurat e Grupit Deutsche Telekom në vitin financiar 2014 ishin 62,7 miliardë euro dhe mbi 60% e kësaj shume u gjenerua jashtë Gjermanisë.