Telekom, internet pa kufi dhe çmime konkurruese  

Telekom Albania sjell Smartphone A6S dhe Smartphone T3 me çmime të ulura, oferta të reja dhe me garanci të përjetshme

Smartphone A6S dhe Smartphone T3 tashmë përfitohen me ulje. Të gjithë abonentët e Telekom Albania që kanë vendosur të blejnë këto smartphone, i marrin ato me 5% më pak. Por nuk mbaron me kaq. Përveç uljes, me blerjen e aparateve A6S ose T3, Telekom Albania ofron falas internet pa kufi për plot 3 muaj.

Smartphone A6S & Smartphone T3 janë në dispozicion në të gjithë dyqanet Telekom në mbarë vendin me çmime mjaft konkurruese. Me blerjen e një prej smarphone-ve, Telekom dhuron paketën JUMP për 3 muaj rresht. Gjithashtu, këto dy smartphone mund të rezervohen edhe online, nëpërmjet platformës më novatore të blerjeve nga Telekom Albania në https://telekom.com.al/smartphonetelekom, duke përfituar kështu edhe 5% ulje.

Versioni më i ri i Smartphone A6S ka një ekran më të madh prej 5’, më tepër hapësirë dhe ngjyra të gjalla duke ju përshtatur nevojave dhe shijeve tuaja. Ndërsa linja premium e prezantuar së fundmi me Smartphone T3 vjen me një ekran prej 5.5’. Forma elegante dhe ngjyra gri metalike i jep shkëlqimin që vetëm smartphone premium e kanë.

Të dy smartphone kanë proçesor super të shpejtë “Quad core” për përdorim më të mirë të aplikacioneve, sistem operimi Android me versionin Lollipop 5.1 i cili ndihmon në jetën e baterisë së aparatit si dhe ndikon në kryerjen e disa funksioneve në të njëjtën kohë. Gjithashtu të dy smartphone ofrojnë mundësinë për të përjetuar cilësinë e rrjetit më të mirë 4G në vend dhe aplikacionet e Telekom për mesazhe, shënime apo zbuluar botën. Për më shumë detaje lidhur me përshkrimin e smartphone mund të ndiqni linkun: https://youtube.com/watch?v=txYkk0PzwV0.

Si pjesë e Deutsche Telekom, gjigantit ndërkombëtar të telekomunikacionit, Telekom Albania është e angazhuar të sjellë teknologjinë më të mirë ndërthurur me çmimet më konkurruese në treg dhe rrjetin superior 4G.

SHKARKO APP