Telekom mbështet sigurinë e informacionit
Telekom në bashkëpunim me komunitetin e sipërmarrësve të rinj u angazhua në mbrojtje të sigurisë së informacionit përmes një aktiviteti të organizuar në ambientet e @Telekom Community Store në zonën e ish-bllokut.
Ky aktivitet u mbajt nga përfaqësues të Telekom dhe ekspertë të fushës lidhur me qasjen që ndiqet ndaj sigurisë së informacionit duke përfshirë sektorë të ndryshëm.
Ekspertë nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike dhe përfaqësues të Telekom Albania ndanë me komunitetin e novatorëve idetë dhe qasjen e tyre lidhur me sigurinë e informacionit. Shkëmbimi i informacionit solli përfitime të shumanshme për të gjithë të pranishmit, të cilët vizituan dyqanin novator @Telekom Community Store dhe u prezantuan me zgjidhjet e fundit teknologjike.
Mbështetës i këtij aktiviteti ishte dhe GARAZH, projekt i ndërtuar nga mbështetësit e novacionit dhe teknologjisë për ekosistemin e Tiranës. Qëllimi i tij është që të jetë një ndalesë e rëndësishme për profesionistët, sipërmarrësit dhe novatorët duke ofruar akses në burime dhe njohuri.
Telekom ka treguar ndër vite angazhimin e kompanisë në ruajtjen e informacionit përmes aplikacioneve të vëna në dispozicion për të gjithë abonentët kudo që ndodhen. Aplikacioni e-Di mundëson të mësosh vendndodhjen e saktë të fëmijëve apo pjesëtarëve të tjerë të familjes. Ndërsa, Lookout është aplikacion i sigurisë që mbron smartphonët dhe tabletat nga viruset, thyerjet e privatësisë dhe humbja e të dhënave. Gjithashtu, Lookout lejon që të gjesh, kyçësh apo fshish të dhënat nga telefoni nëse e ke humbur ose ta kanë vjedhur.
Telekom, si pjesë e gjigantit ndërkombëtar të telekomunikacionit Deutsche Telekom do të vazhdojë të sjellë risitë e fundit teknologjike dhe eksperiencat më të mira nga Grupi i Deutsche Telekom. Më shumë informacion mbi sigurinë dhe aplikacionet më të fundit të Telekom Albania mund të merret në duke vizituar faqen zyrtare të kompanisë http://telekom.com.al