Tërhiqen nga tregu 67 mijë vetura Volkswagen

Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, Volkswagen, ka tërhequr rreth 67 mijë vetura të lehta komerciale Caddy nëpër botë, të cilët janë prodhuar në periudhën maj 2012 dhe janar 2013.
Volkswagen ka tërhequr këto vetura për shkak të problemeve me njësinë kryesore të furnizimit me rrymë elektrike të automobilave, ka thënë zyrtari i kompanisë për Reuters.
Sipas të dhënave nga kompania, numri i veturave që do të tërhiqen, duke përfshirë 20.800 vetura në Gjermani, është i barabartë me rreth gjysmën e modeleve Caddy të shitura vitin e kaluar (132.900) në mbarë botën.
Kompania Volkswagen ka marrë ankesa nga konsumatorët, por nuk janë në dijeni për aksidentet e shkaktuara nga ky problem, ka thënë zyrtari i kompanisë.

SHKARKO APP