Torsus Terrastorm: Minibus-i më i fuqishëm, ideal për terrenet e vështira

Torsus ka prezantuar automjetin më të ri Terrastorm, i përshtatshëm për çdo terren të vështirë. Makina ka një kapacitet prej 20 vendesh, për zhvillimin e së cilës është përdorur si bazë platforma e Volkswagen Crafter 4Motion dhe MAN TGE.

Minibusi vjen në versione të ndryshme dhe sipas Torsus, është i përshtatshëm për individë, kompani që kanë nevojë për një automjet të besueshëm dhe të fuqishëm, shkruan abcnews.al.

Terrastorm i ri tregon ambicien tonë për të vendosur standarte të reja në tregun e minibusëve me ngarkesë të rëndë 4×4. Ndërtuam Torsusin që do të ndryshojë mendimin e njerëzve për automjetet komerciale, dhe Terrus Terrorm është hapi tjetër për ta bërë realitet këtë gjë.“, tha Vakhtang Dzukashvili, themelues i Torsus.

Përsa i përket motorit, prodhuesi nuk ka dhënë detaje, përpos faktit që duhet të plotësojë specifikimet e Euro6. Debutimi i Terrastorm pritet të bëhet në fund të këtij muaji, ndërsa shitjet do të nisin në shtator.

/abcnews.al/

SHKARKO APP