Toyota dhe Honda tërheqin nga tregu miliona automjete për shkak të problemeve me sigurinë
Dy nga prodhuesit më të mëdhenj të Japonisë, Toyota dhe Honda do të tërheqin nga tregu 3.4 milion makina, për shkak të pajisjeve potencialisht të dëmtuara të destinuara për të mbrojtur pasagjerët gjatë një përplasjeje.
Modelet e prekura përfshijnë disa linja Corolla, Corolla Matrix, Avalon dhe Avalon HV që janë prodhuar midis 2010 dhe 2019.
Toyota
Automjetet Toyota janë duke u rikthyer sepse ato mund të pajisen me një njësi të kontrolluar elektronik të dëmtuar (ECU) që ka për qëllim të ndihmojë në mbrojtjen e pasagjerëve gjatë një aksidenti, sipas kompanisë. Toyota tha që këtë javë mësoi se ECU në këto makina mund të mos funksionojë siç duhet për shkak të zhurmave të caktuara që lidhen me airbag dhe rripin e sigurimit dhe që janë elementët kyç të sigurisë. Kompania njoftoi se makinat duhet të rikthehen pranë Toyotës për të kryer si duhet shërbimet e nevojshme.
Honda
Honda po ndjehet sërish e shqetësuar për shkak se qeset e ajrit apo Takata airbags të përdorur nga Honda mund të hapen pa pasur një aksident një problem i cili ka rrezikuar shumë jetë njerëzish. Honda gjithashtu po u bën thirrje pronarëve të makinave të regjistrohen për inspektime, megjithëse thotë se mund të mos jetë në gjendje të ndihmojë në çdo kohë së shpejti. Për shkak të mungesës së “pjesëve alternative të zëvendësimit”, automobilisti thotë se nuk do të jetë në gjendje të fillojë inspektime ose riparime falas për rreth një vit.
SCAN