FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Truri mund të lidhet me Internetin…në vitin 2030

 

Njëri nga njerëzit më me ndikim në Google, Ray Kurzweil, përgjegjës për sektorin e teknologjisë, ka bërë një deklaratë të pazakonshme në konferencën “Exponential Finance” në Nju Jork.

Sipas tij, në vitin 2030 njerëzit mund të lidhin trurin e tyre në mënyrë direkte me internet. Kjo do të bëhet e mundur përmes nanorobotëve, të cilët janë krijuar nga fijet e ADN-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendimet tona do të jenë hibride, pra do kemi mendime biologjike dhe jobiologjike. Kështu, gradualisht jemi duke përmirësuar veten. Në pikëpamjen time, kjo është natyra e njeriut, të kapërcejë limitet e veta”, ka thënë Kurzweil.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ray Kurzweil është bërë i famshëm për parashikimet e tij në fushën e teknologjisë. Në vitin 1990 ai kishte bërë rreth 150 parashikime për vitin 2009, ndërsa në 2010-n, u vërtetua se parashikimet e tij ishin 86% të sakta.

Ai kishte parashikuar që në vitin 2009 njerëzit do të përdornin kompjuterë portativë, fishat do të bëheshin të papërdorshme, ndërsa ekranet e kompjuterëve do të mund të shfaqeshin edhe në syzet e njeriut.

Po ashtu, Kurzweil kishte parashikuar që në 2009-n do të ketë edhe makina pa pilot, por në të vërtetë kjo u realizua disa vite më vonë.

“Nëse do të kisha thënë që në vitin 2015 do kishim makina pa pilot, prapë nuk do kisha qenë shumë i saktë, sepse ende nuk ka një përdorim të gjerë”, është shprehur ai. Ray gjithashtu thotë se ajo që quhet inteligjenca artificiale mund të jetë shumë e rrezikshme për njerëzit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?