Turbina për energjinë me erë që duken si pemë

Kompania disenjuese “New Wind R&D” ka krijuar një turbinë “të heshtur” e quajtur “Pema erë”, e cila mendohet të vendoset në peisazhet e banuara. Është një strukturë 36 këmbë e gjatë prej çeliku me 72 gjethe artificiale. Janë gjethet ato që prodhojnë energjinë, njëlloj si fotosinteza te bimët. Çdonjëra prej tyre është një “Aerogjethe”, një mini-turbinë e ngjitur me strukturën kryesore, të lidhur me një gjenerator të integruar. New Wind thotë se kabllot dhe pjesët elektronike janë brenda gjetheve dhe teknologjia është krijuar e tillë që të përballojë edhe kushtet ekstreme të motit. Ato nuk janë të kufizuara në konceptin e thjeshtë të “pemës”, por janë të dizenjuara të tilla që të jenë të përshtatshme për kopshte, ballkone dhe struktura të tjera. “Pema erë” është e përshtatshme për të marrë energji edhe nga puhiza të lehta ere, por mund të jetë e dobishme të përdorë të gjitha tipet e erërave, turbulencat 360 gradë ose laminare. Ajo që është e rëndësishme, ndryshe nga turbinat me erë të zakonshme, këto “pemë erë” janë shumë të përshtatshme edhe për mjediset brenda qyteteve. Duke qenë se ato janë krijuar për t’u dukur “organike”, i bën ato shumë të përshtatshme për t’u vendosur dhe në mjediset urbane dhe të ndriçojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?