Twitter nis “luftën” kundër postimeve të rreme për vaksinat anti-Covid

Kompania Twitter deklaroi se ka nisur të shënojë keqinformimet mbi vaksinat, të postuara në platformat e tij, duke etiketuar tweet-et dhe duke i bllokuar shkelësit e përsëritur.

Gjiganti i mediave sociale tha se do të shënojë tweet-et që dyshohet se përmbajnë informacione mashtruese në lidhje me vaksinat kundër koronavirusit.

Llogaritë që shkelin vazhdimisht rregullat e Twitterit do t’i nënshtrohen një sistemi paralajmërimi, për shembull, një tweet i fshirë do të marrë dy paralajmërime e më pas do të bllokohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy ose tre paralajmërime mund të rezultojnë në një bllokim 12-orësh, katër paralajmërime mund të dërgojnë në mbylljen e llogarisë për një javë dhe pesë paralajmërime në bllokim të përhershëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?