Valixhja që vetë-peshohet dhe furnizon telefonin me energji
Si mund të përmirësohet një pajisje e zakonshme si valixhja? Sigurisht, një rol të rëndësishëm luan materiali që është përdorur për të prodhuar pajisjen. Materiali duhet të jetë më i qëndrueshëm dhe më i fortë, duke pasur parasysh se si valixhet qarkullojnë në aeroporte.
Prodhuesi i njohur valixheve, Delsey, ka krijuar një prototip të veçantë valixheje, e quajtur Pluggage, ku ju mund të zgjidhni disa nga veçoritë e teknologjisë së lartë para se ajo të shkojë në prodhim. Në mesin e veçorive të dobishme përfshihet vetë-peshimi, që do të thotë se valixhja mund të peshohet vetë. Ajo do të ketë një aplikacion të posaçëm që ju tregon peshën e valixhes. Brenda saj gjendet edhe një bateri që do t’ju ndihmojë të furnizoni me energji telefonin inteligjent, ndërsa një detektor në bord do t’ju informojë nëse valixhja juaj është në aeroport. Ka edhe disa mënyra për të hapur valixhen. Një veçori ju lejon të shihni në telefonin tuaj nëse valixhja është hapur. Një tjetër sensor i gjurmëve të gishtërinjve në telefonin tuaj Android ju lejon të hapni dhe mbyllni valixhen, ashtu siç çaktivizoni telefonin inteligjent.
Sa i përket aplikacionit, përveç kontrollit të peshës dhe vendndodhjes së valixhes, pjesa më e madhe e veçorive ngjasojnë me aplikacionin Google Noë dhe aplikacionet e tjera të udhëtimit, të cilat kontrollojnë motin e vendit ku do shkoni, japin informacione mbi fluturimin etj.