FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vendimi i fundit nga Facebook

Rrjeti social zakonisht ofronte staf për fushatat politike për t’i ndihmuar ata në zhvillimin e fushatave të tyre të reklamave online.

Drejtori dixhital i Donald Trump për zgjedhjet e 2016, ka thënë se ndihma e Facebook-ut ka kontribuar në fitore. Facebook ndërkohë tha se edhe Hillary Clintonit i ishte ofruar e njëjta asistencë, por ajo e kishte refuzuar.

Rrjeti social është në fakt platforma e dytë më e madhe e reklamave online, pas Google. Google dhe Twitter po ashtu ofrojnë këshillim të specializuar për fushatat politike, por këto nuk kanë dhënë sinjale se do t’i japin fund praktikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Facebook tha se do të ofronte këshilla reklamimi falas për të gjitha partitë politike në uebsajtin e tij. Sidoqoftë, fushatat mund të marrin ende mbështetje online dhe kompania nuk përjashton mundësinë e zhvillimit të takimeve me politikanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas dokumentave të brendshëm, të para nga Bloomberg, fushata e Donald Trump kishte shpenzuar 44 milionë dollarë në reklama në Facebook nga qershori deri në nëntor 2016, krahasuar me 28 milionë të fushatës së Hillary Clinton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?