Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 09:43 Sot dy vite nga arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi publikon videon: Rrëmbim mafioz nga Edi Rama Reagimi i Tedi Blushit: Si sot, dy vite më parë, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, lideri i forcës së dytë opozitare në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Udhëtimi i Ramës
  • Berisha thirrje
  • Seanca e Kuvendit
  • PSG-Barcelona
  • Kriza politike
  • Dhuna ndaj protestuesve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Viti 1968: 50 vjet nga “Maji francez”, ose revolucioni “i dështuar”. Si u ngritën studentët

Teknologji E premte, 6 Gusht 2021 05:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Filloi si diçka e vogël dhe e izoluar. Një grup studentësh nga universiteti i Nanterre, jashtë Parisit filloi në mars të vitit 1968 një seri protestash kundër luftës së Vietnamit. Konflikti u përshkallëzua në prill kur u përballën mes tyre aktivistë që militonin në grupime të ndryshme të së majtës dhe nxënës të organizatave të së djathtës ekstreme.

Autoritetet universitare thirrën policinë që i shtypi dhushëm, çka ngjalli një reagim neveritës tek rinia franceze. 3 maj është data kur filluan ngjarjet globale të “Majit francez”, atë ditë studentët e Nanterre mes të cilëve shquhej Daniel Cohn-Bendit, u bashkuan në Sorbonë për t’i dhënë më shumë dukshmëri asaj që po ndodhte. Policia shtypi me dhunë lëvizjen duke shkaktuar një bombë. Lagjia latine e Parisit u kthye në një zonë lufte. Barrikada të ngritura nga mijëra të rinj të indinjuar bllokonin rrugët dhe i bënin rezistencë forcave të sigurisë. Sindikatat studentore dhe mësuesit ndërmorën një grevë që do të shtrihej për disa ditë. Pavarsisht të plagosurve dhe të burgosurve, protestat vazhdonin dhe ishin më masive.

Mund t'ju interesojë

SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në agjencitë qeveritare, thellohet përçarja e AI me Kinën

SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në agjencitë qeveritare, thellohet përçarja e AI me K...

Para 22 orësh
Google sjell Gemini, kolegun virtual të punës

Google sjell Gemini, kolegun virtual të punës

10 Tetor 2026, 17:11
Ibrahimaj: Brenda vjeshtës nis përdorimi i inteligjencës artificiale në prokurimet publike

Ibrahimaj: Brenda vjeshtës nis përdorimi i inteligjencës artificiale në prokurimet publike

7 Tetor 2026, 14:37

france revolucioni

Swiss Digital

Dukuria arriti të përshkallëzohej në nivel kombëtar në 13 maj kur sindikatat e punëtorëve ndërmorën një grevë në nivel kombëtar. Ambicja e lëvizjes po rritej. Qindra fabrika u morën nga punëtorët dhe industria mbeti e paralizuar. Sektorët më të radikalizuar kërkonin “shfuqizimin e shoqërisë së klasave”. Ishte greva më e madhe e përgjithësuar në botë dhe sigurisht më e madhja në Francë me 7 milionë grevistë në të gjithë sektorët e jetës publike dhe të ekonomisë private. Kriza e trembi qeverinë e Charles de Gaulle, heroit të Luftës së Dytë Botërore dhe themelues i Republikës së V franceze. Përpara kërkesave të grevistëve, De Gaulle njoftoi në 30 maj shpërbërjen e Asamblesë Kombëtare dhe zgjedhje legjislative muajin pasardhës. Qeveria e tij ofroi përmirësim të rrogave të punëtorëve. Protestat po e ulnin intensitetin.

Triunfi i partisë së qeverisë me 38% të votave evidentoi limitet e lëvizjes për të transformuar instuticionet politike franceze. Nëse do të vendosej një argument se viti 1968 ishte një përpjekje për revolucion, atëherë kjo është një dështim. A ishte me të vërtetë qëllimi për të bërë një revolucion? Interpretimi sugjeron një përpjekje për të prodhuar një ndryshim, që edhe pse gjërat në dukje u kthyen në normalitet, ngjarjet e 1968 ishin një pikë kthese shumë e rëndësishme në historinë franceze. Ka një para dhe një pas, – u shpreh Chris Reynolds, profesor i studimeve franceze dhe europiane në Universitetin “Nottingham”, Angli. Sfida më e madhe është të kuptohet se pse “Maji francez” pati një ndikim kaq të madh dhe në kohë në të gjithë planetin.

france revolucioni1

Një hipotezë është se përfaqësoi si askush tjetër një dukuri që përshkroi gjithë botën perëndimore: një përplasje brezash të paprecedentë. Në vitet 60 shoqëritë ishin tejet hierarkike dhe funksiononin nga prapa – përpara. Të rriturit vendosnin të gjitha rregullat dhe të rinjtë nuk kishin alternativa veçse të bindeshin. “Maji francez” nuk ishte vetëm një dukuri në nivel kombëtar, ishte një ansambël gjeopolitik global, një lëvizje kundër luftës së Vietnamit që kondensoi status kuonë ekzistuese qysh prej Luftës së Dytë Botërore në botën e lirë dhe tek vendet komuniste.

Pati një version të lëvizjes që përshkroi planetin. Në vitin 1968 pati greva studentore në Amerikë, Brazil, Meksikë, Japoni dhe në Gjermaninë Federale, Belgjikë, Suedi dhe Poloni. Kjo lëvizje franceze si me magji i dha një kthesë anti-autoritare të gjitha hierarkive sociale në të gjithë sektorët: në punë, në fabrika, në universitete, në art si dhe në familje. Rinia po ngrihej për gjëra konkrete si lufta, shteti dhe sistemi kapitalist. Nuk është e lehtë të vendosësh në drejtpeshim sukseset dhe dështimet e kësaj lëvizjeje pas 50 vitesh. Aspiratat më revolucionare në planin politik dhe ekonomik ishin larg realizimit, por shumë nga transformimet sociale dhe kulturore që u prodhuan në atë shekull ishin përgjigje të kërkesave të atij brezi. Disa e shohin si një pikë diegieje pozitive, një moment në të cilin përmirësohen gjërat. Gjithmonë kur prodhohen transformime të rëndësishme ka njerëz kundër dhe në favor.

revolucioni 2

Pavarsisht opinioneve pro e kundër e rëndësishme është të vlerësohet çfarë ndodhi nga pikëpamja e perspektivës së të rinjve. Në cilin aspekt shoqëria evuluoi në linjë me aspiratat e kësaj lëvizjeje dhe në cilin dimension ëndrrat u prenë. Dështimi më i madh ishte instuticional, sepse zgjedhjet legjislative sollën një valë reaksionare në Asamblenë Kombëtare me një forcim të së djathtës parlamentare. Maj i 1968 ishte një ajër i freskët për të majtën franceze, që mund të ishte minoritare politikisht, por ishte dominuese nga pikëpamja kulturore. Ishte një dukuri mashkullore dhe në posterat e përfaqësimit nuk kishte figura femërore, por dy vjet më vonë lëvizja për çlirimin e grave u manifestua në të gjthë Francën për barazi. I dha një impuls temave të debatueshme që më parë ishin tabu. /Bota.al/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sot dy vite nga arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi publikon videon: Rrëmbim mafioz nga Edi Rama
AKTUALITET Para 2 minutash

Sot dy vite nga arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi publikon videon: Rrëmbim mafioz nga Edi Rama

City fitoi me “manita” ndaj AEK, por tribunat ishin të … boshatisura
SPORTI Para 13 minutash

City fitoi me “manita” ndaj AEK, por tribunat ishin të … boshatisura

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete
AKTUALITET Para 19 minutash

Në Vlorë vijon mësimi i rregullt, nuk ka bojkot në fakultete

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve
AKTUALITET Para 23 minutash

Protestat e dhunshme, dalin sot para gjykatës së Tiranës 58 prej protestuesve

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 14 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 17 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

3 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 11 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

4 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 11 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

5 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

6 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026
Para 50 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 21 tetor 2026

7 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 13 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

8 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.