Vodafone Albania certifikohet nga Ookla si operatori me rrjetin më tëshpejtë në Shqipëri

• Vodafone Albania është cilësuar Rrjeti më i Shpejtë i Telefonisë Celulare në Shqipëri, nga Ookla, Kompania ndërkombëtare lider në testimin e performancës së Internetit dhe në diagnostikimin e rrjetit, të testuar nga vetë konsumatori.
• Rezultatet e Speedtest nga Ookla tregojnë se shpejtësia e internetit të ofruar nga Vodafone Albania është mbi 60% më e lartë se operatorët e tjerë të telefonisë celulare në vend.
Vodafone Albania është vlerësuar nga Ookla si rrjeti më i shpejtë i telefonisë celulare në Shqipëri. Certifikimi nga Ookla vjen si rezultat i testimeve të kryera nga vetë përdoruesit nëpëmjet Speedtest nga Ookla, platforma më prestigjoze mbarë botërore për testimin e shpejtësisë sëinternetit.
Ookla ka mbledhur rezultatet etestimeve të kryera gjatë tremujorit të parë dhe të dytë të2017 nga përdoruesit e internetit nëpërmjet telefonisë celulare në Shqipëri, të cilët kanë përdorur Speedtest nga Ookla për të testuar shpejtesinë e internetit në aparatin e tyre celular.
Sipas raportit të Ookla për Shqipërinë, Vodafone Albania rezulton me performancën absolutisht më të mirë, me shpejtësi internetimbi 60% më të lartë se operatorët e tjerë të telefonisë celulare në vend
Speedtest nga Ookla, është lider në testimin e performancës së internetit dhe në diagnostikimin e rrjetit, të iniciuar nga vetë konsumatorët. Me mbi 9 milion teste të kryera çdo ditë dhe mbi 9 miliardë testime të regjistruara deri më sot, “Speedtest” siguron pamjen më të zgjeruar të performancës dhe të qasjes në rrjetin botëror të internetit.
Zv. Presidenti i Ookla, Jamie Steven, deklaroi se: “Ookla ka kënaqësinë të vlerësojë Vodafone Albania si Rrjetin më të Shpejtë të telefonisë celulare në Shqipëri për vitin 2017. Angazhimi që kjo kompani ka treguar në ofrimin e shpejtësive të jashtëzakonshme të internetit në celular, është mbresëlënëse dhe një benefit për klientët”.
Pas këtij vlerësimi, CEO i Vodafone Albania, Dietlof Mare u shpreh se “Kënaqësia e klientit është esenciale për biznesin tonë dhe për këtë arsye ne jemi të lumtur të shohim angazhimin tonë dhe investimetnë infrastrukturën e rrjetit të përkthyera në rezultate të jashtëzakonshme sipas vlerësimit të Speedtest nga Ookla. Ky çertifikim është një tregues kryesor dhe një sfidë e madhe për ne që të vazhdojmë të ofrojmë eksperiencën më të mirë për klientët tanë në Shqipëri “.
Pozicioni i Lidershipit që Vodafone Albania mban në tregun Shqiptar për sa i përket cilësisë më të mirë të rrjetit, vjen si rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të kompanisë për të siguruar shërbime dhe produkte më cilësore për klientët e Vodafone.
Në vitin e 16-të në tregun shqiptar, Vodafone, është në krye të zhvillimeve më të fundit teknologjike në vend dhe për këtë arsye, 6 nga 10 përdorues kanë zgjedhur të lundrojnë në rrjetin Vodafone, rrjeti absolutisht mëi shpejtë dhe me mbulimin më të gjerë në të gjithëShqipërinë.
Për më shumë informacion rreth Vodafone Albania, ju lutemi vizitoni www.vodafone.al

SHKARKO APP