Vodafone Albania fiton çmimin prestigjioz Ookla® Speedtest™ si Rrjeti më i Shpejtë Celular në Shqipëri

Pasi u analizuan në detaje rezultatet e testeve të realizuara nga konsumatorët, duke përdorur aplikacionin për Testin e Shpejtësisë (Speedtest™), Vodafone Albania është vlerësuar si Rrjeti më i Shpejtë Celular në Shqipëri nga Ookla® Speedtest™, pjesë e Ziff Davis, një kompani lider në nivel ndërkombëtar për analiza digjitale të vlerësimit të operatorëve mobile dhe me një portofol të gjerë shërbimesh teknologjike.

“Ky çmim i jepet rrjetit të Vodafone Albania për shpejtësinë e jashtëzakonshme dhe performancën më të mirë në krahasim me rrjetet e tjera të lëvizsshme në treg, gjatë tre-mujorit të tretë e të katërt të 2023-shit”, tha Stephen Bye, President dhe CEO i Ookla-s. “Jemi të lumtur ta njoftojmë Vodafone Albania për këtë arritje, e cila është rezultat i përkushtimit të tyre të palëkundur për t’iu ofruar klientëve një eksperiencë superiore të rrjetit”.

Vodafone Albania është vlerësuar nga brande të mirënjohura ndërkombëtare për treguesit e performancës së rrjetit, duke u certifikuar 6 vite rresht si rrjeti më i mirë i lëvizsshëm në vend dhe 2 vitet e fundit (2021, 2022) për rrjetin fiks, me një diferencë të konsiderueshme me konkurrentët. Vodafone Albania ka qenë dhe gjithmonë do të mbetet e para që sjell teknologjitë e reja në treg (si interneti 3G, 4G).

Rrjeti cilësor dhe interneti i shpejtë janë jetike në një botë që sa vjen e bëhet edhe më digjitale e ku bizneset apo shërbimet, përfshirë ato shtetëroret, janë zhvendosur online. Prandaj ky çmim është një siguri më shumë për abonentët e Vodafone, të cilët jo vetëm që kanë përvojën e klientit më të mirë në tregun shqiptar sot, por gjithashtu falë rrjetit të mirë e të shpejtë marrin shërbime cilësore, çka iu ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës.

SHKARKO APP