Vodafone Albania prezanton aplikacionin unik për kryeqytetin, “Tirana Ime”

Duke nisur nga dita e sotme, çdo qytetar i Tiranës do ta ketë më të thjeshtë të gjejë informacion në kohë reale mbi trafikun, transportin urban, turizmin e shumë të tjera falë aplikacionit më të ri të prezantuar nga Vodafone Albania dhe Bashkia e Tiranës, “Tirana Ime”

Aplikacioni “Tirana Ime” vjen për të gjithë qytetarët e Tiranës si një udhëzues dixhital për kryeqytetin, me qëllimin e vetëm për lehtësuar dhe përmirësuar jetën e qytetareve, qellim i cili perkon edhe me fokusin kryesor te Vodafone per tu kujdesur per klientet dhe nevojat e tyre per komunikim

I dizenjuar në një platformë unike dhe lehtësisht të aksesueshme, “Tirana Ime” përfshin 6 kategori të ndryshme (Trafiku, Transporti, Ndotja, Informacion, Raportime,Turizmi), të cilat do i vijnë në ndihmë përdoruesve të telefonave smartphone për të marrë çdo informacion të nevojshëm në kohë reale, kurdo dhe kudo  që të ndodhen.

Me investimet më të fundit dhe të vazhdueshme të Vodafone Albania për teknologjinë 4G që garanton internetin më të shpejtë dhe me mbulimin më të gjerë në vend, aplikacioni “Tirana Ime” vjen si një tjetër  risi dhe shërbim nga Vodafone për përdoruesit e telefonisë celulare, duke theksuar edhe njëherë më shumë angazhimin e Vodafone Albania për të lehtësuar jetën e klientëve nëpërmjet zhvillimeve në teknologjinë e inovacionit.

Në një kohë kur kryeqyteti po ndryshon me ritme të shpejta dhe dinamike, çdo qytetar mund të japë kontributin e tij për t’u bërë pjesë e zhvillimit dhe përmirësimit të Tiranës. Nëpërmjet aplikacionit “Tirana Ime”, çdo qytetar mund të raportojë në kohë reale problematikat ose shqetësimet, papastërtitë, ose shkeljet që has dhe stafi i bashkisë se Tiranes i cili ka ngritur dhe dedikuar nje strukture  këtij shërbimi, do të shqyrtojë çështjen pas marrjes së raportimit.

Aplikacioni “Tirana Ime” është i dipsonueshëm dhe mund të shkarkohet falas nga Play Store për telefonat android dhe së shpejti në Apple Store për telefonat iOS.

Për më shumë informacion rreth këtij aplikacioni, ju lutem vizioni faqen www.vodafone.al, ose na shkruani nëmedia.al@vodafone.com.

SHKARKO APP