Vodafone Albania prezanton faturën elektronike, Vodafone E-Bill “Më pak letër, më shumë pemë”

 

Vodafone Albania ka prezantuar së fundmi në treg një tjetër shërbim lehtësues për të gjithë klientët Vodafone me kontratë. Vodafone E-Bill është fatura elektronike që i mundëson klientëve  të aksesojnëelektronikisht çdo muaj faturën e detajuar të komunikimit të tyre celular shumë thjesht, shpejt dhe në mënyrë të sigurt. 

Vodafone ka gjithnjë në fokus kujdesin ndaj klientit. Ne këtë kuadër, Fatura elektronike Vodafone i mundëson klientëve kontroll të plotë mbi shpenzimet mujore, jep mundësinë e pagesës së faturës online, krijimin e raporteve të ndryshme si dhe mundësi të tjera eksplorimi nëpërmjet menusë kryesore online.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe jo vetëm kaq. Të gjithë klientët me kontratëVodafone qëdo tëzgjedhin tëregjistrohen nëshërbimin Vodafone E-Bill, do të përfitojnë 1GB internet dhuratë çdo muaj përgjithmonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fatura elektronike Vodafone ofron siguri maksimale për të dhënat e komunikimit celular të klientëve me kontratë nëpërmjet kodeve të ndryshëm PIN për çdo aksesim të faturës elektronike. Ky aplikacion u kursen kohë dhe energji përdoruesve, duke u dhënë mundësinë t’i paguajnë detyrimet e tyre online përmes kartave të kreditit ose debitit.

Vodafone Albania e sjell këtë aplikacion në kuadër të përgjegjshmërisë sociale të korporatës për mbrojtjen e mjedisit, nën sloganin “më pak letër…më shumë pemë”.

Për më shumë informacion rreth Vodafone E-Bill vizitoni www.vodafone.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?