Vodhi të dhënat e miliarderit, WhatsApp ka një përgjigje qesharake

Studiuesit e sigurisë kanë kritikuar kreun e komunikimeve në Facebook, Sir Nick Clegg, për përgjigjen e tij ndaj hakimit të shefit të Amazonës, Jeff Bezos. Telefoni i Bezos u hakua në maj 2018 pasi ai mori një mesazh WhatsApp.

Por në një intervistë me BBC, Sir Nick tha se mesazhet e koduara të WhatsApp nuk mund të “hakohen”. Ai nuk arriti të njohë të problemet e sigurisë në aplikacionin që i kishin lejuar hakerët të komprometonin telefonat inteligjentë të synuar.

Telefoni i Bezos u kompromentua pasi ai mori një mesazh në WhatsApp që përmbante një skedar të qëllimshëm nga numri personal i princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman. Një hetim sugjeroi që telefoni fshehurazi filloi të shpërndajë sasi të mëdha të të dhënave pasi mori mesazhin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasada amerikane e Mbretërisë së Bashkuar i cilësoi akuzat si “absurde”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?