FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Volkswagen, Berlini kërkon sqarime, ndërkohë në Bursë bien aksionet

Qeveria gjermane ka kërkuar që të kryhen verifikime lidhur me skandalin që ka përfshirë Volkswagen-in pasi pronari Martin Winterkorn e ka pranuar përdorimin e qëllimshëm të disa pajisjeve të krijuara për t’iu shmangur ligjeve kundër ndotjes që janë në fuqi në Shtetet e Bashkuara. Janë 500 vetura me motor nafte që janë tërhequr për shkak të testeve të manipuluara të ndotjes. Në Bursën e Frankfurtit aksionet kanë rënë, duke shënuar rezultatin më të keq të 7 vjetëve të fundit me një rënie prej 18,06%, shkruan Syri.net

Brenda më pak se dy orë shkëmbimesh, kolosi gjerman dogji një vlerë prej 16 miliardësh, duke zbritur në 60,4 miliardë euro.

Tani grupi VW rrezikon sanksione prej 18 miliardë dollarësh por ndërkohë ka vendosur ta bllokojë shitjen në SHBA të veturave të pajisura me motorë diesel 4 pistonësh TDI.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?