“Volvo” prodhon XC40 SUV në Kinë, pas rritjes së kërkesave

Volvo Cars ka filluar prodhimin e SUV kompakt XC40 në Kinë, si shkak i rritjes së kërkesave për këtë lloj prodhimi. Ndërsa ndikimi i  luftës tregtare të Uashingtonit me Pekinin përhapet, Volvo ka qenë duke modifikuar objektet prodhuese për modelet e saj. Volvo, e cila është në pronësi të Geely të Kinës, tha se që nga 8 prilli ajo gjithashtu po prodhohet në Luqiao, në jug të Shangait.

“Kërkesa për XC40 ka tejkaluar pritjet tona më optimiste,” tha CEO i Volvo, Hakan Samuelsson.

Modeli ka shitur më shumë se 100,000 njësi që nga fillimi i saj në fund të vitit 2017. XC40 bazohet në një platformë që Volvo zhvilloi me Geely, projektuar për të ndarë kostot e zhvillimit dhe prodhimit të një automjeti mjaft konkurrues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompanitë e prodhimit të makinave po kalojnë një nga periudhat e tyre më të pasigurta, të goditura nga luftërat tregtare, shpenzimet në rritje për zhvillimin e makinave elektrike dhe një rënie industriale që ka dëmtuar edhe markat më fitimprurëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?