Wall Street Journal: Apple ul prodhimin e iPhoneve të rinj

Apple ka reduktuar prodhimin e iPhonave të rinj, për shkak të një kërkese më të ulët se sa pritej.

Lajmin e bën të ditur Wall Street Journal, sipas të cilit nxjerrja në treg e tre modeleve të ndryshme – iPhone Xs, Xs Max e XR – e ka bërë më të vështirë parashikimin e kërkesës për pajisje dhe komponentë.

Sipas zërave Cupertino ka rënë në Bursë ku ka humbur 3.27%. Në javët e fundit Apple kishte reduktuar prodhimin për të tre modelet e prezantuara në shtator, raporton e përditshmja duke cituar burime që e njohin këtë situatë. Parashikimet kanë rezultuar të vështira për iPhone XR, më ekonomiku nga të tre dhe ai që ka mbërritur më vonë në raftet e dyqaneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Apple ka një plan shkurtimi të prodhimit me 1/3, që parashikon 70 milion pajisje nga shtatori në shkurt. Në fillim të nëntorit, gjatë prezantimit të rezultateve fiskale, Apple kishte komunikuar vlerësime më të ulëta nga çfarë ishin pritshmëritë e analistëve për shitjet e tremujorit të fundit të vitit, përfshirë edhe blerjet për Krishtlindje.
Lajmi, kishte bërë që aksionet të shiteshin 7% në Bursë, duke bërë të bien kapitalet në treg të shoqërisë nën shifrat historike, të një trilion dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?