WhatsApp do bëjë edhe telefonata tani

WhatsApp do të shtojë edhe opsionin e telefonatave për herë të parë, në përpjekje për të garuar me Skype dhe të tjerë kompani të kësaj fushe.

Një lëvizje e tillë pritet që të hapë mundësi të reja për firmën e blerë nga Facebook për 19 miliardë dollarë.

Aplikacioni do u mundësojë përdoruesve që të bëjnë telefonata në të njëjtën mënyrë siç dërgojnë mesazhe.

Përpara disa javësh pati shumë debat në lidhje me një opsion të WhatsApp, që të tregonte se kur mesazhi juaj është lexuar.

SHKARKO APP