“Whatsapp” edhe në “Skype”
“Whatsapp” së pari kishte pohuar se do të lejonte përdoruesit e vet që të bëjnë thirrje falas me njëri-tjetrin, vitin e kaluar. E tani me sa duket aplikacioni shumë i popullarizuar ka filluar me aktivizimin e aplikacionit për një numër të zgjedhur të përdoruesve.
Përmes një ekrani, të postuar në “Reddit” gjatë fundjavës, zbulon se si mjeti “Calls” duket në pajisjen “Nexus 5” me “Android Lollipop”. Në fotografi, është shtuar 'Calls', si shtesë për opsionet 'Chats' dhe 'Contacts'. Përdoruesit më pas mund të hapin “Calls”, të zgjedhin një kontakt dhe të bëjnë thirrje me zë duke përdorur lidhjen e internetit. Kjo është një ngjashmëri në mënyrën se si “Skype” ndërlidhet me thirrjen me bazë në ueb, shërbim i njohur si “VoIP”.
Në muajin dhjetor, sajti holandez “AndroidWorld” ka zbuluar disa detaje rreth specifikave të “Whatsapp”, derisa ka studiuar kodin e testimit të aplikacionit. Aplikacionet tjera , përfshirë “Viber”, tashmë ofrojnë thirrje falas, me zë dhe video, dhe besohet se kjo shpikje nga “Whatsapp” është dizajnuar t’ju bëjë konkurrencë shërbimeve të tilla. Në “Viber”, thirrjet tregohen, ato që janë bërë , ato që i keni bërë dhe ato që i keni humbur, “Whatsapp” pritet të ketë edhe një logo të ngjashme.