FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Whatsapp” jep lajmin e hidhur për përdoruesit

“Whatsapp” ka njoftuar se shumë shpejt do të bëjë një ndryshim të madh, që do të mërzisë shumë persona që e përdorin atë për të komunikuar me të afërmit dhe miqtë.

Kompania e zotëruar nga “Facebook”-u nuk do të punojë më për “smartphone”-t e vjetër. Pra disa lloje celularësh nuk do të përdorin dot më “Whatsapp”-in.

Bëhet e ditur se nga muaji dhjetor, Nokia S40, Android 2.3.3 ose më të vjetër, Apple iOS 6 ose më të vjetër (iPhone 3GS, Windows Phone 8.0, Nokia Symbian S60, BlackBerry OS dhe BlackBerry 10) nuk do ta kenë më këtë shërbim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me këtë, kompania rekomandon që të keni Android OS 4.0 ose më të ri, iOS 8 ose më të ri dhe Windows Phone 8.1 ose më të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë kujtojmë se “WhatsApp” aktualisht ka më shumë se 1,5 miliardë përdorues aktivë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?