WhatsApp kap 2 miliardë përdorues
WhatsApp ka mbledhur dy miliardë përdorues, nga 1.5 miliardë në fund të 2017. Këtë lajm e bëri të ditur vetë kompania të mërkurën.
Aplikacioni i mesazheve celulare u themelua në vitin 2009 dhe u ble nga Facebook në vitin 2014. Marrëveshja u vlerësua 19 miliardë dollarë, blerja më e madhe nga gjigandi i mediave sociale deri më tani.
WhatsApp ka fituar 500 milion konsumatorë të rinj gjatë dy viteve të fundit.
WhatsApp e kontrollon teknologjinë e saj të enkryptimit fund e krye fund dhe garanton bisedat. As vetë WhatsApp nuk mund të lexojë mesazhet ose të dëgjojë thirrjet që bëhen midis përdoruesve, sipas postimeve në blog të WhatsApp. Kjo pasi WhatsApp përdor një teknologji të veçantë, të quajtur teknologjia e kriptimit.
Por teknologjia e kriptimit ka sjellë reagime në të gjithë botën për arsye sigurie. Në Indi, ku WhatsApp ka më shumë përdorues sesa çdo aplikacion tjetër , qeveria ka bërë thirrje për rregullore që i japin asaj akses në të dhënat e koduara. Në Australi dhe Mbretërinë e Bashkuar, ligje të ngjashme janë gjithashtu në diskutim.