Yahoo feston 20 vjetorin
20 vite më parë, Yahoo u prezantua si një motor i thjeshtë kërkimi, i krijuar nga Jerry Yang dhe David Filo. Pamja e internetit ka ndryshuar rrënjësisht gjatë dy dekadave të fundit. Yahoo është akoma në lojë, sidomos me blerjet e saj të fundit të kompanive Aviate, Flurry dhe BrightRoll. Yahoo ka investuar shumë në shtimin e kompanive të reja në portofolin e saj, kështu ajo vazhdon të sjellë përmirësime në mënyrën se si ne e përdorim internetin sot. Yahoo e ka përqendruar së fundmi vëmendjen tek tregu mobil, pasi mbajti konferencën e saj të parë “Yahoo Mobile Developer”. Kompania ka provuar teknika të reja që nga emërimi i shefes së re ekzekutive, Marissa Mayer, në vitin 2012.
Yahoo shpenzoi vitin e kaluar gati 640 milionë dollarë për të blerë platformën e video-reklamave, BrightRoll. BrightRoll, kompania e cila ndihmon reklamuesit të publikojnë reklama në faqet ueb, pajisjet mobile dhe televizorët, arriti të fitojë mbi 100 milionë të ardhura në vitin 2013. Kompania shfaq mbi 2 miliardë reklama për videot e drejtpërdrejta çdo ditë.
Mund të duket një blerje e shtrenjtë, por nuk krahasohet me blerjen e aplikacionit Tumblr për 1.1 miliardë dollarë në vitin 2013. Synimi i Yahoo-së në atë kohë, ishte që të krijojnë rivalin e drejtpërdrejtë të Facebook-ut, por Tumblr nuk do t’ia arrijë asnjëherë që të konkurrojë këtë rrjet social.
Yahoo bleu gjithashtu vitin e kaluar firmën e hulumtimit të tregut të pajisjeve mobile, Flurry, për 200 milionë dollarë. Flurry shërben si një set mjetesh për zhvilluesit, ku përfshihen mënyrat për të ndihmuar zhvilluesit të konvertojnë në monedha aplikacionet duke përdorur kërkimet e aplikacioneve në Yahoo.