Youtube mund të bëhet me pagesë?

YouTube ka prezantuar së fundmi një shërbim me pagesë, i quajtur Music Key, ndërsa tani po punon për një shërbim tjetër me pagesë por që do të jetë i ndryshëm nga Music Key. Uebsajti më i madh në botë për shfaqjen e videove po eksperimenton një tjetër model abonimi, që do të lejojë përdoruesit të paguajnë një tarifë mujore nëse duan që të largohen të gjitha reklamat nga videot. Kjo do të thotë se nuk do të ketë reklama në pjesën e sipërme, para se të fillojë videoja apo reklamat që shfaqen papritmas ndërkohë që po jepet videoja.

Abonimi nuk do të përfshijë reklamat që janë pjesë e videos. Për shembull, nëse një përdorues i YouTube-it merr para nga një kompani për të promovuar produktet e tyre në një video, atëherë këto reklama do të shfaqen me siguri. YouTube e ka shprehur këtë ide edhe më parë. Në vitin 2013 ajo nisi një projekt pilot, ku u kërkonte përdoruesve që të paguanin një tarifë mujore prej 99 centësh për të larguar të gjitha reklamat nga videot.
CNBC raporton se drejtori i biznesit të operacioneve dhe përmbajtjeve, Robert Kyncl, ka zbuluar se reklamuesit që shfaqën reklamat e tyre në uebsajt patën një rritje të të ardhurave me 70%. Kjo mund të inkurajojë reklamues të tjerë që të shfaqin reklama në uebsajt, duke i detyruar përdoruesit që t’i shikojnë para se të fillojë videoja.

SHKARKO APP