Zbulohet interneti më i shpejtë në botë, shkarkon filma për një sekondë

Një grup inxhinierësh nga University College London (UCL) kanë krijuar internetin më të shpejtë në botë, 178 Terabajt në sekondë, që është në gjendje të shkarkojë çdo titull në Netflix në më pak se një sekondë. Rekordi i dikurshëm i përkiste ekspertëve të Institutit Kombëtar Japonez për Teknologjinë e Komunikimit, të cilët arritën një shpejtësi të dhënash prej 172 Terabajt për sekondë në prill të këtij viti.

Studiuesit nga Londra e arritën këtë duke dërguar të dhëna përmes një gjatësie vale më të gjerë sesa atu që përdoren zakonisht në fibrat optike.Infrastrukturat tradicionale përdorin deri në 9 Terahertz (THz), ndërsa ekipi përdori 16.8THz.

Me një shpejtësi kaq të lartë, do të duhej më pak se një orë për të shkarkuar të dhënat që përbënin imazhin e parë në botë të një vrimë të zezë, për shkak të madhësisë së saj. Zbulimi vjen në një kohë kur bota po përjeton krizën e pandemisë së koronavirusit, dhe nevoja për komunikim dhe punë online është rritur shumë.

SHKARKO APP