Zbulohet skema/ Ja si iu vodhën të dhënat amerikanëve përmes testit të personalitetit

BBC zbulon skemën se si u vodhën të dhënat e miliona përdoruesve amerikanë të Facebook, përmes kompanisë Campridge Analytica.

Gjithcka u realizua me algoritëm të përcaktuar nga profilizimi i psikologjisë që kanë bërë përdoruesit vetëm nga ndërveprimet e tyre në Facebook.

POR SI KA FUNKSIONUAR?

Testi i personalitetit ‘Big Five’ është përdorur nga psikologët prej vitesh që bazohet në pesë tipare kryesore.

Sinqeriteti. A i mirëprisni përvojat e reja?

Vetëdija. Sa perfeksionist jeni?

Energjia. A ju pëlqen të frekuentoni mbrëmjet e natës?

Pranimi. Sa të mëshirshëm jeni për të tjerët?

Shqetësimi. A shqetësoheni shpesh apo mërziteni lehtë?

Të bashkuara, këto tipare i nxisin njerëzit që të kuptojnë personalitetet e tyre. Për shembull, kjo është një aventuriere. Është sociale, pak e shqetësuar por pëlqen shumëllojshmërinë.

Dhe si funksionon algoritmi i kësaj? Është e provuar në përshtypjet që kanë krijuar njerëzit për të.

Me vetëm 10 pëlqime, është më mirë të mendosh cfarë personi je në krahasim me kolegët.

Me vetëm 100 pëlqime, është më i kujdesshëm se prindërit e tu.

Ndërsa me 300 pëlqime, parashikimi i personalitetit është më i sigurtë se partneri.

Por cdo ditë në shpërndajmë më shumë se vetëm pëlqime.

Gjurma jonë digjitale është një rrjet i gjërë, gjithnjë e në rritje bazuar tek postimet, mesazhet apo fotografitë. Të gjitha këto i ofrojnë Facebook njohuri për jetën tonë personale.

Cambridge Analytica u punësua nga presidenti Donald Trump gjatë fushatës për zgjedhjet e 2016. Ish-pronari i kompanisë, Alexander Nix deklaroi para zgjedhjeve për të parashikuar testin e personalitetit tek cdo i rritur në Amerikë.

ÇFARË BËNË ME KËTË INFORMACION?

Në Facebook postohen qindra reklama cdo ditë, të bazuara në karakteret e secilit që përshtaten me frikat më të mëdha që kanë, emocionet apo domosdoshmëritë.

Për shembull, një prej premtimeve të Donald Trump ishte që të mbronte amendamentin e dytë: Të drejtën e cdo individi për të mbajtur një armë. Këto karakteristikat e Big Five ndikojnë në reklamat që shfaqen në faqen kryesore të cdo përdoruesi të Facebook.

Në rast se marrim aventurierin që kishte mendje të hapur, shpesh herë impulsive, ndonjëherë dhe nervoz mund të ketë parë reklamë me mesazhin se liria duhet të mbrohet nga kërcënimet e përditshme.

Por a mundet Big Data të fitojë zgjedhje? Cambridge Analytica deklaroi se kjo gjë bëhet. Ata thanë se ishin kërkimet e tyre që i dhanë fitoren Trump.

Kjo është thuajse e pamundur për tu provuar. Askush nuk mund të gjurmojë në retrospektivë, për të kuptuar se cfarë kanë votuar njerëzit bazuar tek reklamat.

Partitë politike rrethi botës do të konsiderojnë leksionet e Cambridge Analytica. Mbetet për tu parë nëse reklamat do ndikojnë në zgjedhjet e ardhshme.

SHKARKO APP