Korça destinacioni i preferuar, por bizneset kanë mungesë kapaciteti për akomodim dhe staf

“Turizmi malor ka filluar që për Krishtlindje, sidomos në destinacionet e Korcës, Voskopojës dhe Dardhës, që janë më të preferuarat dhe ofrojnë disa shërbime turistike. Në Dardhë ka një pjesë për ski, e përshtatshme kryesisht për fillestarët, pasi nuk kemi qëndra të mëdha skijimi. Presim që vitet e ardhshme të rritet kapaciteti akomodues dhe të zhvillohen edhe vende të tjera si Puka, duke shtuar kështu turizmin e bardhë”, shprehet operatorja turistike, Fiori Zani.

Interesi për destinacionet malore është i lartë edhe nga turistët e huaj, të cilët, megjithë temperaturat e ulëta, preferojnë të vizitojnë Shqipërinë për pamjet përrallore të natyrës.

“Në Shqipëri, në destinacionet dimërore, dominojnë turistët vendas, pasi nuk kemi qëndra të mëdha skijimi, por ka dhe të huaj kuriozë që vijnë për të vizituar zonat malore. Krahasuar me vendet e rajonit, çmimet janë shumë konkurruese dhe mbeten një atraksion për turistët”, shton ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, turizmi dimëror përballet edhe me sfida të shumta. Rritja e kapaciteteve akomoduese dhe përmirësimi i infrastrukturës mbeten çështje kryesore, që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e mëtejshëm të zonave malore.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kapacitetet e kufizuara bëjnë të vështirë pritjen e grupeve të mëdha turistësh. Në Korcë, për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, kapacitetet ishin plot që një muaj më parë. Infrastrukturat kanë nevojë për më shumë investim, po ashtu edhe stafi, veçanërisht për periudhat sezonale”, thekson Zani.

Prej vitesh, interesi për destinacionet malore në Shqipëri ka njohur rritje, ku përveç ecjes dhe aktiviteteve në natyrë, një tjetër atraksion të fortë për turistët janë edhe gatimet tradicionale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?