UEFA zbulon arbitrat që do të vendosin “drejtësi” në Spanjë-Shqipëri
Shqipëria po përgatitjet intensivisht për të luajtur një nga ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024. Kuqezinjtë ditën e hënë do të vihen përballë Spanjës në orën 21:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf.
Jemi dy ditë para kësaj finaleje për kuqezinjtë dhe UEFA ka bërë të ditur edhe arbitrat e sfidës. Kështu kryesor do të jetë një arbitër suedez, i cili ishte protagonist absolut në çerekfinalen e Champions mes Arsenalit dhe Bayern Munich, ku të dyja ekipeve u mohua nga një penallti.
Bëhet fjalë për Glenn Nyberg, i cili do të jetë kryesor, ndërsa do të ndihmohet nga Mohbod Beigi dhe Andreas Soderqvist. Arbitër i 4 do të jetë Mykola Balakin, teksa në VAR do të jetë gjermnai Christian Dingert.