Vendimet që pritet të marrë sot Kuvendi në seancë plenare

Gjatë pasdites së sotme do të mblidhet Kuvendi në seancë plenare, ku do të zgjidhen organet e përhershme të këtij institucioni. Seanca është thirrur nga kryetarja e re e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa është parashikuar që të nisë në orën 17:00.

Bëhet e ditur se në rend të ditës që pritet të miratohet është zgjedhja e Byrosë së Kuvendit dhe përbërjen e sekretariateve.

Po ashtu në tjetër pikë me rëndësi e axhendës së diskutimeve është caktimi i kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit, ku PS dhe PD-ja do të japin propozimet e tyre. Në rend dite është caktuar edhe miratimi dhe ndarja e deputetëve në komisionet parlamentare siç janë propozuar nga partitë e tyre.

Rendi i ditës
Në mbështetje të Urdhrit nr.1, datë 11.09.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare datë 10.09.2021. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Projektvendim “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit”. (Neni 8 i Rregullores)
4. Projektvendim “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Nenet 20-22 të Rregullores)
5. Projektvendim “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Nenet 20 dhe 21 të Rregullores)
6. Projektvendim “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Neni 21/1 i Rregullores)

SHKARKO APP