Video editorial i “Koha Jonë”: BE ndëshkim për Bjellorusinë. Po vjen radha e Ramës!

Video editorial i “Koha Jonë”: BE ndëshkim për Bjellorusinë. Po vjen radha e Ramës!

Editorial/ BE ndëshkim për Bjellorusinë. Po vjen radha e Ramës!

Këshilli Eropian vendosi të reagojë ashpër ndaj krizës politike në Bjellorusi që kulmoi me vjedhjen e zgjedhjeve nga partia në pushtet. Në mbledhjen e zhvilluar sot mes vendeve anëtare të BE-së është rënë dakord që të vendosen sanksione ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të qeverisë Bjelloruse, të cilët janë përfshirë në vjedhjen e votave dhe dhunën ndaj protestuesve opozitarë. Gjithashtu, BE ka vendosur të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën në këtë vend më 9 gusht. Sipas rezultatit të zgjedhjeve partia në qeveri e Presidentit Aleksandër Llukashenko fitoi me 81 % të votave, ndërsa liderja e opozitës u detyrua të kërkoj azil në vende të tjera për shkak të represionit qeveritar. Prej ditësh kanë nisur protestat e qytetarëve dhe policia ka arrestuar mbi 2 mijë persona si dhe ka dhunuar barbarisht protestuesit.

Për një qytetar shqiptar që shikon vetëm mediat pro qeveritare dhe e nis dhe e mbyll ditën me postimet e Edi Ramës në Facebook, normalisht mund të pyes; çfarë më duhet mua se çfarë bën një diktator në Bjellorusi dhe sa vetë burgosen atje? Bjellorusia është larg dhe asgjë nuk e lidh më zonën e Mesdheut ku jemi ne! Por nëse heqim emrin Bjellorusi, skenarët me vjedhje të zgjedhjeve, zyrtarë korruptuar dhe dhunë policore ndaj opozitës, na del emri i Edi Ramës në Tiranë. Në zgjedhjet e vitit 2017, qeveria “Rama” vodhi votat, përdori policinë për të manipuluar zgjedhjet dhe grupet kriminale për mbushur kutitë. Përgjimet e dosjes së Dibrës dhe të Shijakut treguan se rilindja ishte shumë hapa para skenarit bjellorus. Këtu pushteti nuk është vetëm në dorë të një partie, por në një koalicion të rrezikshëm mes partisë dhe krimit.  Rezultati nuk ishte me fitore 80% si Lukashenko, por fitorja ishte njëllojë e pistë dhe e manipuluar. Opozita te ne nuk kërkoi azil si ajo në Bjellorusi, por dogji mandatet dhe u ngrit në protesta masive për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve dhe ndëshkimin e atyre që vodhën votat. Njëlloj si në Bjellorusi edhe këtu u arrestuan më shumë se 600 protestuese dhe mes tyre edhe deputetë dhe zyrtarë politikë të opozitës.

Pra, nëse Bjellorusia u duket larg, mjafton të kthejmë pak kokën pas këto 8 vite dhe do të shohim se fatkeqësisht zhvillimet në Shqipëri ngjajnë shumë frikshëm me krizën në Minsk të cilën e dënoi ashpër Bashkimi Europian.  Realisht ka një ndryshim të madh mes Minskut dhe Tiranës. Lukashenko nuk pranohet gjerësisht në perëndim, ndërsa te ne Edi Rama që ka bërë thuajse të njëjtat shkelje ligjore është caktuar drejtuesi i Presidencës së radhës së OSBE. Ndërkombëtarët që e dinë se çfarë problemesh ka Shqipëria do të jenë duke u tallur keq këto ditë, pasi po nisin drejt Minskut për të dialoguar me Llukashenkon “vëllain” e tij nga Ballkani që ka histori të gjatë në vjedhjen e zgjedhjeve zgjedhjesh. Kjo do të jetë negociata më qesharake në historinë botërore, pasi “Babloku” i dosjes së Dibrës do të flas për lirinë e votave dhe mënyrën sesi duhen bërë zgjedhjet në vendet e tjera.

Qëndrimi i BE ndaj dy krizave të njëjta në Shqipëri dhe Bjellorusi tregon dhe standardet e dyfishta dhe të dyshimta që përdorin ndërkombëtarët. Në Minsk nuk njohin zgjedhjet për shkak të manipulimeve që denoncon opozita, ndërsa në Tiranë legjitimojnë Edi Ramën edhe kur bën zgjedhjen pa opozitën fare.

Sepse kryeministri shqiptarë bleu ndërkombëtarët me makinacione me gjoja “stabilitetin e Ballkanit Perëndimor” si këmbim të heshtjes amerikane dhe europiane. Por tashmë boja i ka dalë lojës së tij, sepse BE ja ka hequr vizën e kuqe qeverisë së Edi Ramës.

Vendosja e sanksioneve sot nga BE për politikanët që vodhën zgjedhjet është një strategji e re europiane ndaj krizave. Sanksionet nënkuptojnë heqje vizash dhe bllokim pasurish në vendet e BE. Me sa duket po vjen ndëshkimi edhe në Tiranë për ata që vjedhin votat, pasurinë e popullit dhe që janë njësh me grupet kriminale.

Europa vonon, por nuk harron! / Koha Jonë

SHKARKO APP