Video editorial i “Koha Jonë”: Mazhoranca edhe të dhj*rë, edhe krenarë!

Video editorial i “Koha Jonë”: Mazhoranca edhe të dhj*rë, edhe krenarë!

Editorial/ Mazhoranca: Edhe të dhj*rë, edhe krenarë!

Mesditën e kësaj të shtune doli Taulant Balla para medias. Ai është numri dy në PS dhe numri një te deputetët e mazhorancës. Natyrisht që ai doli me urdhër të kryeministrit Rama.

Por fakti që edhe pas raportit shkatërrues nga Komisioni i Venecias, të cilin e kërkuan vetë si PS, por që ua rrëzoi të gjitha akuzat ndaj Presidentit të Republikës si dhe paktën e ligjeve “Antishpifje”, edhe pas votimit me 532 vota “pro” 15 kushteve që i kërkohen qeverisë shqiptare prej parlamentit të BE; prapë mazhoranca feston dhe thotë se “kemi fituar ne”, kjo tregon se ose janë të çmendur krejtësisht dhe e besojnë në idiotësi, ose janë mashtruesit më të mëdhenj sa edhe filmat e Hollivudit nuk janë gjë para aktorllëkut të Rilindjes.

Venecia e tha troç se PS-ja dhe qeveria kanë gabuar dhe kanë shkelur Kushtetutën. Më firmë e vulë ishte nga Komisioni i Venecias, ndërsa sot Taulant Balla tha se na dha të drejtë ne si PS (!), por kur harroi e doli nga aktori, shtoi se “Komisioni i Venecias vetëm rekomandon dhe se si duhet të bëjmë e vendosim ne!”. Pra edhe e kërkojnë, e më pas  i tregojnë dhëmbët, Venecias!

Parlamenti Europian vendosi me 532 vota kushte shtesë, bile 15 kushte, qeverisë shqiptare, duke votuar që nuk ka asnjë bisedim për negociatat me BE pa realizuar këto 15 kushte nga pala shqiptare. Kurse  Taulant Balla deklaron se nuk ishin kushte, por thjesht një Rezolutë për Ballkanin!

Këta të Rilindjes edhe të bëjnë budalla, kur të gjithë shqiptarët dëgjuan dhe lexuan se si votoi Parlamenti Europian për 15 kushte, kur para disa javëve vetë kryeministri Rama shpotiste duke thënë se “Ku i keni gjetur këto 15 kushte?! Nuk ka asnjë kusht!”- thoshte Edi Rama.

Më saktë shkon për Rilindjen që ka pushtuar PS-në, e  jo për socialistët e thjeshtë, shkon togfjaleshi: Edhe të dh*erë, edhe krenarë!

SHKARKO APP