VRIMA E NUSES

Nga Monika Stafa-
VRIMA E NUSES
Dera e makinës përplasej dhe godiste vazhdimisht anen e brendshme te saj, ndërsa ai fuste në një qese të madhe plehrash gotat prej letre të kafes dhe lëkurat e bananeve.
Kur mbushi krejt qesen e madhe të zezë, e vendosi në pjesën e përparme të makinës. Në fund tërhoqi një frigorifer të vogël dore dhe e vendosi edhe atë pas sediljes së tij.
Me ngjyrë të kuqe të ndezur, në derën e zezë të makinës sinjali lajmëronte se diçka nuk shkonte. Mirë pra, ka diçka për të rregulluar por tani do të jetë më mirë për ty patjetër, foli me nje ze te bute.
Ai e mbajti derën, e mbylli pas saj, pastaj i ra përqark për të dalë nga ana e shoferit dhe me një hijeshi të vecantë, thuajse prej kafshe, qëndroi para timonit. I hodhi asaj një vështrim të shpejtë, i buzëqeshi lehtë dhe e pyeti, per nga?
Drejt, tha ajo dhe e ngriti dorën lart në drejtim të rrugës së fshatit. Ai rrotulloi celësin dhe makina nisi të lëvizte. Fshati nuk ishte aq i vogël por dhe as i madh. Aspak i njohur për të dy por lugina që ishte në krah të majtë mbartte një legjendë të bukur. Ajo të conte drejt një shpelle me emrin “Vrima e nuses”.
E dini ju pse quhet “Vrima e nuses”?
Ndërkaq, unë nuk po humbas kohë. Po ju shtroj me rend disa tituj që kam përzgjedhur për ju këtë të diele në vitrinën e librit. Ata janë cilësisht të menduar për ju. Dhe deri sa mendohem mirë për t’ua këshilluar, nuhatja prej një “good reader” më con drejt tyre si më poshtë:
– Dita e kukuvajkës- Leonardo Sciascia; Në një cep të Sicilisë perëndimore, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush madje përpiqet të devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i cili është i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme ku të cunguar, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj vrasjen e sipërmarrësit është ndershmëria e tij. Po kush mund të shqetësohet nga prania e një sipërmarrësi të ndershëm, duke u bërë madje vrasës i tij? Edon Qesari
– Pasion i thjeshtë- Annie Ernaux; Një burrë dhe një grua jetojnë një marrëdhënie të fuqishme dashurie, të fshehtë gjithashtu. Ai i huaj, është i martuar dhe i vështirë për t’u kapur në cdo kohë. Lajmërohen me një telefonatë sa herë shfaqet mundësia. Jetojnë një pasion të cmendur të përkohshëm. Por për ta, kjo është gjëja më e bukur që po u ngjet. Nobelistja e vitit 2022 Botimet Dudaj
-Vjeshta e patriarkut – Gabriel Garsia Marques; Në fillim njerëzit e donin sepse mendonin dhe besonin se ai kishte fuqinë e shërimit. Por fuqia e tij e pafund krijoi shumë korrupsion politik. Kështu diktatori i vjetër në moshë, mbeti vetëm dhe endej në pallatin bosh me lopë e pula rrotull. Ai u kthye në një symbol të vdekjes, kalbjes së pushtetit. “Vjeshta e Patriarkut” nuk është një vepër e vështirë për t’u kuptuar. Ajo në fakt mund të jetë e vështirë për t’u lexuar sepse ka një stil të ngjeshur në të shkruar dhe mjaft të pasur në figura letrare. Por mbetet një libër i shkëlqyer dhe unik edhe pse eshte perkthyer me mjeshteri nga #MiraMeksi SShtëpia Botuese Onufri

SHKARKO APP