Vuan nga “sëmundja e puthjes”, lojtari i Sevillas 3 javë jashtë fushave
Mesfushori i Sevillas, Fernando Reges, nuk ka udhëtuar në Gjermani me skuadrën për ndeshjen kundër Borussia Dortmund në Champions League.
Reges është zbuluar se vuan nga mononukleoza, e quajtur edhe “sëmundja e puthjes”. Kjo është arsyeja pse braziliani ka qenë shumë i dobët muajin e fundit dhe nuk ka qenë në dispozicion të Julen Lopeteguin para shkarkimit dhe tani nuk është as në dispozicion të Sampaoli-t.
Ish-lojtari i Porto dhe Manchester City tha në një intervistë se kishte një “sëmundje shumë të madhe” që e kishte penguar të performonte normalisht dhe Lopetegui tregoi lojtari kishte pasur një sëmundje nga e cila ai ishte rikuperuar tashmë. Më vonë lojtari u nda sërish nga grupi kur pati sërish temperaturë.
Mononukleoza është një sëmundje që dobëson organizmin në përgjithësi me temperaturë, gastroenterit dhe mungesë force, si dhe dhimbje fyti që pengon të ushqyerit normal, me pasojë humbjen e peshës dhe forcës.
KOHA JONË SONDAZH

