Fama e Gjergj Lucës kapërcen Adriatikun, mediaset reportazh për “Trattoria Meloni”, 120 milionë klikime në Itali
-Albert Vataj-
Edhe kësaj here Gjergj Luca arriti të shndërrojë “çmenduritë” në kryelajm, skepticimin e shqiptarëve në një risi, gojët e liga e të flliga, në fuqi për të tentuar guximshëm dhe për të treguar se mirënjohja nuk është servilizëm dhe galanca nuk është përulje, por mundësi për të bërë gjëra ndryshe në një mënyrë krejt ndryshe, ashtu siç di dhe mundet t’i bëjë vetëm ai, Gjergj Luca.
Kësaj here Gjergj Lucës nuk iu desh të fliste me zë të lartë apo të bërtiste, siç jemi mësuar ta dëgjojmë për çështje të ndryshme sociale, që nga punësimi dhe denigrimi i turizmit, te abuzimi me çmimet dhe cilësia e produkteve.
Kësaj here ishte idea e tij madhështore dhe investimi i rrallë që folën me zë e me figurë, duke treguar se ambiciet e mëdha dhe përkushtimet me pasion, në një shpirt të pasur arrijnë të bëjnë gjëra që jo vetëm suksesin e kanë të garantuar, por edhe famën e kanë ndërkombëtare.
Është fjala për investimin e fundit të Gjergj Lucës, restorantin, “Trattoria Meloni”, të cilin e ka konceptuar si një galeri fotosh të kryeministres italiane Giorgia Meloni, përmes së cilave ajo vjen në këtë komunikim artistik, me të gjithë shprehitë e portretit të saj, me gjithë impulsivitetin dhe karakterin dinamik. Meloni është një fat për Italinë në këto krizash botërore.
Deri tani kjo video ka 120 milionë klikime në Itali.
Ishte e natyrshme se nuk mund të kalonte e gjithë kjo pa interesimin e medias italiane, risia që Gjergj Luca solli me dedikimin e këtij restoranti për Giorgia Meloni, kryeministres italiane që implementi një nga projektet më jetike të emigrantëve shqiptarë, atë të pensioneve.
Nëse televizioni italian Tg4 i ka dedikuar një reportazh kësaj befasie të bukur shqiptare, Il Messaggero, Il Mattino, etj. e kanë trajtuar këtë si një lajm, duke rrëmbyer një interesim të jashtëzakonshëm të publikut italian, dhe duke e katapultuar famën e Gjergj Lucës përtej Adriatikut.
Media më prestigjioze italiane, si TGCOM24 ka udhëtuar nga Italia drejt Shëngjinit, për të qenë e pranishme në inaugurimin e këtij investimi të Kompanisë Rozafa, por edhe për t’i kushtuar një kronikë të veçantë restorantit më të ri të sipërmarrësit, Gjergj Luca, për t’u treguar italianëve dhe jo vetëm, se cilët janë shqiptarët, cili është Gjergj Luca, si ai zgjedh një mënyrë kaq origjinale për të vlerësuar, për t’i qenë mirënjohës dhe për ta konsideruar atë që ka bërë, Giorgia Meloni, atë që ka bërë Italia duke qenë një atdhe i dytë për gjysmë milion shqiptarë.
“Benvenuti in Trattoria Meloni”
Il servizio del Tg4 sul ristorante albanese dedicato alla Presidente e disseminato di quadri con le sue facce pic.twitter.com/pS6ZvGhlts— Il Grande Flagello (@grande_flagello) August 21, 2024
“Trattoria Meloni” nuk është thjesht një restorant ku mund të shijoni ushqimet perfekte të detit, por është shumë më shumë. Sapo të futeni në ambientet e këtij restoranti do të ndesheni me një ekspozitë të vërtetë, pasi Luca ka vendosur që të sjellë të gjitha ngjyrat, shijet dhe jetën e kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
Në muret e “Trattoria Meloni”, varen 100 portretet e “signorina” Giorgia Melonit, të realizuara me mjeshtëri nga piktori me famë ndërkombëtare, Helidon Haliti.
Çdo tablo pasqyron një pjesë të jetës së kryeministres dhe shprehitë e fytyrës së saj në momente të caktuara, të pacensuruara dhe pa “maskë”, ashtu si Meloni është.
Ky investim i Kompanisë Rozafa, kjo idekoncept e sipërmarrësit Gjergj Luca, të cilën nuk e bën dot vetëm paraja, por mendja dhe shpirti i pasur i një sipërmarrësi të kurajshëm dhe vizionar, është jo vetëm një restorant, por një urë tjetër e marrëdhënieve të fqinjësisë dhe miqësisë së popullit shqiptar me popullin italian.
https://www.ilmattino.it/lifestyle/persone/trattoria_meloni_albania_shengjin_ristorante_dedicato_alla_premier-8310026.html
https://www.ilmessaggero.it/politica/trattoria_meloni_albania_shengjin_ristorante_dedicato_alla_premier-8310000.html