Florian Binaj i referohet Nikoll Lesit

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, e ka krahasuar kandidimin e tij me atë të botuesit të gazetës KOHA JONE, Nikoll Lesi në vitin 1997. Binaj u shpreh: “Rasti im është i ngjashëm me atë të zotit Nikoll Lesi kur ai vendosi të kandidojë i pavarur si deputet dhe pati përkrahjen e gjithë spektrit politik. Edhe unë po ndjej të njëjtën frymë bashkimi përtej partive,” deklaroi Binaj.

Nikoll Lesi ka fituar dy herë si kandidat për deputet i pavarur në Lezhë, në vitin 1997 dhe 2001.

Ai falënderoi publikisht të gjitha forcat opozitare që e kanë përkrahur dhe u shpreh se objektivi i tij është të sjellë një model të ri politik, të pavarur nga interesat partiake, duke premtuar “një transformim real të Tiranës, me njerëz që punojnë për qytetarët, jo për partitë.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?