Gjergj Luca uron 113-vjetorin e Ditës së Flamurit nga Fish City me djalin e Hashim Thaçit

Gjergj Luca ka zgjedhur që urimin e tij për Ditën e Flamurit ta bëjë nga zemra e Fish City, por edhe nga zemra e krenarisë shqiptare. Në këtë 113-vjetor të Pavarësisë, ai shfaqet përpara bustit të Heroit të Kombit, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, të shoqëruar nga dy figurat e tjera monumentale të historisë sonë, Lekë Dukagjinit dhe Adem Jasharit, një treshe simbolike që mbart shpirtin, ligjin dhe flijimin për atdheun.

Përkrah tij, qëndron djali i Hashim Thaçit, një prani që Luca e cilëson si “dhuratën më të bukur që ka ardhur nga Kosova” në këtë ditë të shenjtë. Në videomesazhin e tij, ai shpreh gëzim, mirënjohje dhe një ndjenjë të thellë bashkimi, duke e kthyer këtë moment në një urim të fuqishëm për gjithë shqiptarët, por edhe në një thirrje ndërgjegjeje për drejtësi.
Mesazhi i tij shkon përtej festës. Ai synon t’i japë zë komandantëve të UÇK-së, të cilët ndodhen përballë një procesi gjyqësor që shumëkë po e cilësojnë të padrejtë. Në këtë frymë solidariteti kombëtar, Luca përsërit fjalët që kanë kumbuar nëpër zemrat shqiptare: “Liria ka emër – UÇK!”
“Gëzuar, shqiptarë! Gëzuar Ditën e Pavarësisë me djalin e heroit të gjallë të Kosovës, Hashim Thaçit.
Liria ka tre emra: Ismail Qemali, Isa Boletini, UÇK!”, shkruan ai në postimin e tij.
Një urim që bashkon trojet, historinë dhe të ardhmen në një zë të vetëm: atë të krenarisë shqiptare.
Albert Vataj

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?