Gjergj Luca uron Berishën për ditëlindje: “Marrsh nga ditët e mia dhe të Gaz Bardhit!”
Në ditën e 81-vjetorit të lindjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, mes urimesh të zakonshme dhe përgëzimesh formale, nuk mungoi një urim i veçantë, i mbushur me kripën e ironisë dhe humorit që vetëm Gjergj Luca di ta përziejë me mjeshtëri.
Në një postim video në rrjetet sociale, Luca shfaqet me jelekun portokalli të punës dhe me një nivel optik, pajisjen që përdorin topografët për të matur horizontin dhe saktësinë e vijës së drejtë. Por tek ai, niveli ai kujtohet se nuk duhet të harrojë ditëlindjen e doktorit.
“Ti kujton se unë harrova, por urimin ta postova… Gëzuar ditëlindjen, malësori im Sali Berisha, antikomunisti komunist më jetëgjatë në Ballkan. Gëzuar, dhe marrsh nga ditët e mia dhe të Gaz Bardhit!”, – thotë Luca me humor therës, mes seriozitetit dhe lojës satirike që e karakterizon.
Në këtë “urim me lente”, ironia është e dyfishtë: jo vetëm që Luca “nivelon” me optikë figurën e Berishës, por në të njëjtën kohë e vendos atë në një shtrirje simbolike matjeje, një lloj përpjekjeje për të parë nëse politikani i dikurshëm ende qëndron në vijë të drejtë me realitetin e sotëm, nëse ai i ka qëndruar besnik parimeve apo ka devijuar.
Në fund, mbetet e qartë se niveli optik i Lucës nuk mat vetëm distanca e lartësi, por edhe kontradikta e kohës, veteranët e politikës dhe ironinë e jetës publike shqiptare, gjithmonë me atë shikim të hollë që di të dallojë më shumë se ç’duket.
AV
KOHA JONË SONDAZH

