Gjergj Luca uron Nanon për ditëlindje: “Mos hiq dorë nga vesi, sepse siç ke thënë edhe vetë, vesi e fisnikëron burrin”

Gjergj Luca është rikthyer sërish në komunikim me ndjekësit e tij të shumtë në rrjetet sociale. Kësaj here jo me një reflektim të zakonshëm, por me një urim të veçantë, sa intim aq edhe publik, për Fatos Nanon, figurën emblemë e tranzicionit politik shqiptar, njeri kontrastesh të forta, një lider që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Shqipërisë së pas viteve ’90.

Nano njihet për inteligjencën e mprehtë, ironinë therëse dhe stilin unik të komunikimit që shkaktonte gjithmonë debat, por edhe respekt. Ai është arkitekti i Partisë Socialiste moderne, duke e nxjerrë nga hija e trashëgimisë komuniste dhe duke e vendosur në rrugën e socialdemokracisë evropiane. U zgjodh për herë të parë kryeministër në vitin 1991, në zgrip të shembjes së regjimit komunist, duke u rikthyer në këtë post në periudha të ndryshme të turbullta të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Figura e tij mori një tjetër dimension pas vitit 1993, kur u arrestua dhe u dënua me 12 vjet burg nga qeveria e Sali Berishës, një akt i lexuar gjerësisht si politik. Nga qelia, Nano vijoi të drejtonte PS-në, duke u kthyer në simbol të rezistencës së së majtës dhe në frymëzues të një gjenerate të tërë socialistësh. Kriza e vitit 1997 e riktheu në pushtet me votë të lirë, duke u shndërruar në një moment të rrallë të historisë politike shqiptare. Ai është gjithashtu i pari lider i së majtës që guxoi të dënonte publikisht regjimin e Enver Hoxhës, duke prerë përfundimisht fijet me nomenklaturën komuniste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për 14 vjet e një muaj qëndroi në krye të Partisë Socialiste, duke lënë pas një trashëgimi të ndërlikuar: një reformator i guximshëm, një strateg i hollë, por edhe një politikan që nuk i shmangej polemikës.

Por për Gjergj Lucën, përtej historisë së madhe politike, më e vlefshme është përvoja personale me Fatos Nanon, profesorin e ekonomisë, njeriun me të cilin ndau kujtime, biseda e këshilla që nuk fshihen nga koha. Pikërisht këtë e sjell edhe në videomesazhin e tij, ku shkruan:

“Politika shqiptare gjithmonë ka nxjerrë palaço, kriminelë, banditë, ndërkohë Fatos Nano bën përjashtim. Është ndër të paktët danoçë të politikës sonë, ndaj urimi im nuk kursehet sot: Gëzuar ditëlindjen! Pas ke lënë trashëgimi tolerancën, mirëkuptimin, paqen, qytetarinë!”

Dhe, si për të vënë vulën e një urimi që shkon përtej formalitetit, Gjergj Luca e mbyll me një këshillë plot ironi e nostalgji:
“Mos hiq dorë nga vesi, sepse siç ke thënë edhe vetë, vesi e fisnikëron burrin.”

Albert Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?