Luca: Shqipëria kampione këtë stinë gjuetie në Mesdhe me peshkun “ton”
Gjergj Luca jep lajmin që ”Rozafa Fish City”, është bërë flota e parë që këtë sezon gjuetie ka kapur në Mesdhe peshkun ton. ”Miq, është viti i parë që jam këtu te Ministria e Bujqësisë jo për të bërtitur, por për të uruar për bashkëpunimin. Shqipëria kampione këtë stinë gjuetie në Mesdhe me peshkun “ton”. Mes dhjetra flotave të shteteve të tjera konkurente, ne të Rozafës treguam se me eksperiencën tonë dhe me bashkërendimin e punëve me institucionet publike, ia dalim. Ia del peshkimi, bujqësia, ushqimi, industria, ekonomia. Punët e mira janë dhe mbeten kolektive”,-shkruan Gjergj Luca.