FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shans i artë për Asllanin, do të luajë gjithçka ndaj Hellas Veronës

Pas 180 minutave në pak ditë me përfaqësuesen kuqezi, Kristjan Asllani thërritet sërish në apel, këtë herë nga Inter, për të zëvendësuar Calhanoglu në fundjave.
Sipas mediave italiane, Simone Inzaghi e ka projektuar titullar kundër Hellas Verona, për të kjo është prova e së vërtetës, duhet me çdo kusht të bind se mund ta bëjë një rol të tillë.

Këtë sezon, Asllani është aktivizuar vetëm në 6 nga 16 ndeshje, por në këto shifra ka qenë edhe i kushtëzuar nga një dëmtim në gju pak kohë më parë, pikërisht në të njëjtën kohë me Calhanoglu.
Sipas La Gazzetta dello Sport, edhe Asllani po kërkon hapësira me çdo kusht këtë periudhë, për t’i konfirmuar drejtuesve se është një investim që ja vlen. Ai ka rinovuar së fundmi kontratën deri në 2028.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Shans i artë për Asllanin, do të luajë gjithçka ndaj Hellas Veronës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?