Thirrja e fuqishme e Gjergj Lucës për politikën, nga porti ku Kristofor Kolombi u nis të zbulojë Amerikën

“Qentë tanë kanë 35 vjet që kafshojnë njëri-tjetrin e na pengojnë, ndërsa Kristofor Kolombit iu deshën vetëm 36 ditë të zbulonte Amerikën. Ja pra miq, çfarë diference progresive kemi peshqesh nga ata që na kanë marrë peng!”, – ky është mesazhi i fortë që shoqëron videon e publikuar nga sipërmarrësi Gjergj Luca, një zë që gjithnjë e më shpesh i drejtohet politikës me shqetësimin e njeriut të punës, të përgjegjshëm dhe të qytetëruar.

Ai e lëshoi këtë thirrje pikërisht nga Porti i Palos de la Frontera (i njohur edhe si Puerto de Palos) në Andaluzinë jugore të Spanjës, porti historik prej nga u nis Kristofor Kolombi më 3 gusht 1492 drejt një bote të panjohur. Prej këtu u larguan në det të hapur tri anijet e famshme: Santa María, anija kryesore, së bashku me Pinta dhe Niña, mjete lundruese që i hapën rrugë një kapitulli të ri në historinë e qytetërimit perëndimor.

Pikërisht nga ky vend-simbol, që përfaqëson guximin, vizionin dhe ndërmarrjen epike të një njeriu që ndryshoi botën, Gjergj Luca iu drejtua politikës shqiptare me një ton të ashpër, por të drejtë; me zemërimin e ligjshëm të një qytetari që ka parë për 35 vjet anijet tona politike të enden mes mjegullës së konfliktualitetit, të bllokohen në portet e fjalëve të zbrazëta dhe të mos gjejnë dot horizontin e progresit.
Ai foli aty ku nisën udhëtimet e mëdha të njerëzimit për t’iu kujtuar politikës sonë se, ndërsa Kolombit iu mjaftuan 36 ditë për të prekur një kontinent të ri, ne kemi 35 vite që nuk po arrijmë të prekim dot bregun ku nisin ëndrrat evropiane.
Mesazhi i tij nuk ishte një kritikë e zakonshme, por një thirrje për reflektim kombëtar: politika të urtësohet, të heqë dorë nga përplasjet sterile dhe të gjejë më në fund rrugën që përbashkon interesat e shqiptarëve drejt integrimit evropian – rrugë që kërkon vizion, guxim dhe përgjegjësi, ashtu siç dikur kërkoi nisja e Kolombit përtej oqeanit.
Albert Vataj

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?