VIDEO/ Momenti emocionues kur Tirana shpallet Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 në Amiens

Momenti kur Tirana u shpall Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022 mbrëmë vonë në Amiens ka qenë një spektakël i vërtetë, e mbushur plot emocion. Gara ishte vërtet fortë mes 5 qyteteve kandidate, por në fund juria e specializuar përzgjodhi Tiranën. Siç e shihni edhe nga kjo video, gëzimi i kryebashkiakut Erion Veliaj dhe stafit të tij, që punuan për më shumë se një vit për fitoren e djeshme, ka qenë sa i papritur, aq edhe i papërmbajtshëm.

Të pranishëm në sallën e Teatrit “Zhyl Vern” në Amiens ishin mbledhur qindra të rinj të ardhur nga shumë vende të Europës, si dhe personalitete të larta, mes tyre edhe Presidenti i Francës, Macron, i cili foli për sfidat që ka Evropa dhe rolin e rinisë në heqjen e barrierave. Tirana u vlerësua për fokusin tek të rinjtë, duke filluar nga ata më të vegjlit me çerdhet, kopshtet, shkollat, këndet e lodrave, e deri te studentët me rikonstruksionin e konvikteve, apo krijimin e një sërë lehtësirave që ofron karta e studentit e kthyer në realitet.

Akordimi i këtij çmimi është edhe një mundësi fantastike për ta kthyer Tiranën 365 ditë plot me aktivitete dhe në një pikë takimi për mijëra të rinj nga shumë vende të Europës.

Tirana European Youth Capital 2022

SHKARKO APP