Xhamia Al-Aksa bllokohet nga forcat izraelite gjatë namazit të së premtes
Reporteri Alan Fisher për median AlJazeera për Lindjen e Mesme ka raportuar se Tempulli rreth xhamisë Al-Aksa, është bllokuar dhe ka shumë pak njerëz. Sipas Fisher “Normalisht rreth kësaj kohe, me lutjet e xhumasë gati për të nisur, ajo do të ishte plot. Ata thjesht nuk janë lejuar të hyjnë”.
Raportimet njoftojnë se në Portën e Luanit, pika normale e hyrjes për Al-Aksa, kanë parë disa burra të keqtrajtuar fizikisht nga policia izraelite. Sipas tyre një burrë që përpiqej të shpjegonte se ai sapo po shkonte për të falur u godit nga një oficer policie.
“Është tepër e vështirë për këdo që t’i afrohet xhamisë. Normalisht do të shihnim mijëra njerëz këtu për lutjet e mesditës. Blloqe rrugësh janë vendosur në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar. Njerëzit po bllokohen nga kudo afër vendit ku zakonisht vijnë të Premten”, tregojnë raportimet.