Home POLITIKE “Zhduken” mbi...

“Zhduken” mbi 4.000 shqiptarë në Britani

2874
0

Mbi 12.000 shqiptarët që mbërritën me gomone vitin e shkuar vijojnë të prodhojnë tituj në gazetat britanike. Gazeta “The Times“ shkruan se mijëra shqiptarë të cilët kaluan Kanalin e Lamanshit me gomone, janë “zhdukur” nga hotelet ku ishin akomoduar.

Zyrtarë të Home Office, deklaruan se departamenti emigracionit humbi komunikimin me 4,386 pasi ata u zhdukën nga hotelet ku qëndronin, duke refuzuar vijimin e procedurave të intervistimit siç edhe e kërkon ligji.

Shqiptarët e mbërritur me gomone veç pak ditë pasi vendoseshin në hotele largoheshin pa lënë gjurmë e shkëput kështu kontaktet me departamentin e emigracionit.

Ministria e Brendshme angleze, gjatë periudhës Janar-Mars 2023 janë 6,068 çështje azili të pa përfunduara, e në të tilla kushte konsiderohen, si heqje dorë nga azil kërkimi. Prej tyre shumica nga azil kërkues shqiptarë.

“The Times“ e komenton këtë shifër si një kalim në të zezë të shqiptarëve për të shmangur marrjen e refuzimit e më pas çuarjen në qendrat e detencionit për t’i dëbuar në Shqipëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit