”Le courier de saône et loire”: Gjeneralët serbe të akuzuar për krime masive ndaj shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja

“Le Courrier de Saône et Loire” ka botuar, të shtunën e 23 nëntorit 1912, në ballinë, një shkrim mbi mizoritë e gjeneralëve dhe ushtarëve serbë ndaj shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mizoritë serbe

“Vjenë – Një korrespondent i Reichspost, i cili ka qëndruar tri ditë në Nish, dërgon një rrëfim të mizorive të kryera nga ushtarët serbë ndaj të burgosurve turq dhe shqiptarë.

Një mjek i Kryqit të Kuq tha se në Kratovo gjenerali Stefanoviç kishte shpërndarë në dy rreshta 100 të burgosur shqiptarë dhe qëlloi mbi ta me mitralozë. Gjenerali deklaroi se këto egërsira duhet të shfaroseshin në mënyrë që Austria të mos gjejë më shqiptarët e saj të dashur.

Gjenerali Ziskoviç masakroi në Stenicë 950 fisnikë shqiptarë dhe turq sepse 10.000 shqiptarë e kishin bërë shumë të vështirë marshimin e trupave serbe (për t’u konfirmuar kjo pengesë)”.

Burimi: Darsiani

SHKARKO APP