Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Alfred Peza: Ja kush ishte sigurimi i shtetit shqiptar

35 vite KOHA JONË E enjte, 10 Dhjetor 2020 21:25
Alfred Peza: Ja kush ishte sigurimi i shtetit shqiptar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 17 Maj 1996 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Alfred Peza-

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 4 orësh
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 5 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 6 orësh

Për herë të parë gjithçka mbi organizimin, strukturën, objektin, numrin e bashkëpunëtorëve të sigurimit, agjentura shqiptare jashtë shtetit, zbulimi i agjentëve të huaj në vendin tonë dhe detyra e sigurimit për internim-dëbimet

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ka qenë një seancë e lajmëruar si më se e zakonshme, ajo e djeshmja në procesin e gjenocidit, kundër të quajturve “pesë krerët e internim-dëbimeve”, Çela, Nino, Ramizi, Myftiu e Lleshi. Dje ata kanë patur radhën për të dhënë shpjegime rreth provave të dhëna deri tani. Pas të parit, Aranit Çelës, është ngritur dhe për afro 120 minuta ka dhënë shpjegime ish zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi. Për herë të parë deri tani, ai ka shpjeguar me detajet më të hollësishme, gjithçka mbi sigurimin e shtetit shqiptar. Dje është parë të zbulohet arkitektura e plotë, deri me detaje të hollësishme e “pallatit të ëndrrave” , tmerri 50-vjeçar i shqiptarëve. Kreu i kundërsulmit shqiptar, nga 1 nëntori 1982 e deri më 7-8 korrikun e 1990, ka nxjerrë nga kasaforta tepër sekret e Kafkës së tij, për të zbërthyer rrëqethshëm kodin e padeshifrueshëm  deri më tani të lojës së agjentëve e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Pjesa më e errët e 50 viteve të kaluara, dje për herë të parë ka filluar të ndriçohet, në një nga sallat e katit të parë të Gjykatës së Faktit në kryeqytet. “Një nga drejtoritë më me peshë të Ministrisë së Brendshme ishte sigurimi i shtetit” – ka filluar shpjegimet ish-drejtori i sigurimit Zylyftar Ramizi. “Katet e para të kësaj ndërtese gjigante ishin: drejtoria e parë e kundërzbulimit, drejtoria e dytë e kundërzbulimit dhe drejtoria e tretë e zbulimit. Vetë Ramizi ka qenë në krye të drejtorisë së parë e cila kishte në përbërje të saj 8 degë. E para merrej me kundërzbulimin në shkallë të gjerë. Objekti i punës së saj ishte zbulimi i agjentëve të shërbimeve të huaja që vepronin në vendin tonë. Ndërsa dega e dytë emërtohej: “Kundërzbulimi i zbulimit të ambasadave të huaja të akredituara në Tiranë”.  Në degën e tretë bëhej kontrolli i pastërtisë së efektivave të Ministrisë së Brendshme, ndërsa në të katërtën administrimi i dokumenteve operative. Teknika operative dhe sigurimi i ushtrisë, ishin në përbërje të degës së pestë dhe të gjashtë të sigurimit. E shtata,  merrej me problemet ekonomike ku zbuloheshin krimet e kësaj fushe kundër shtetit. Ndërsa objekti i punës së degës së fundit, ishte drejtimi i veprimtarisë armiqësore të elementëve antiparti dhe të deklasuar. Pasi ka dhënë emërtimet e tetë degëve të sigurimit (edhe Oktapodi ka çuditërisht 8 këmbë), ka vazhduar shpjegimet. Objekti i punës operative të sigurimit të shtetit ishin shtetasit shqiptarë e të huaj apo pa shtetësi, që kishin kryer, po kryenin ose mund të kryenin veprimtari armiqësore kundër Shqipërisë. Rrjeti sekret informativ, është zbuluar pak orë më parë, të ketë qenë lloji i punës operative, mjeti i punës të së cilës ishte teknika operative (aparaturat e përgjimit). Në rrjetin sekret numëroheshin rezidenca si vendi ku strehohej e mbështeste veprimtarinë agjenti, vetë agjenti, informatori i tij dhe strehuesi. Njëri nga punëtorët operativë kishte në rrjet pesë deri në shtatë bashkëpunëtorë të sigurimit.

Numri i bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit

“Deri tani është abuzuar shumë me numrin e njerëzve me dosje, si bashkëpunëtorë të sigurimit. Asnjëra prej tyre nuk është e saktë, as edhe shifra më e fundit, e botuar nga një gazetë ku flitet për 100 mijë bashkëpunëtorë të sigurimit” – ka vijuar shpjegimet e tij Ramizi.  Njerëzit që përbënin këtë kontingjent sipas shpjegimeve të djeshme ishin nga më të zgjedhurit dhe sipas tij ata janë njerëz të ndershëm të cilët kanë sakrifikuar për Shqipërinë. “Nuk ka shtet të botës që të dekonspirojë agjentët e saj, siç mundohet të bëhet këtu”. Dje është mësuar se numri i bashkëpunëtorëve është shumë herë më i vogël sesa përflitet e mendohet. P.sh. vetëm rrethi i Beratit me 50-60 mijë banorë, kishte dy punëtorë operativë. Çdonjëri prej tyre, nuk kishte asnjëherë më shumë se 7-8 bashkëpunëtorë të sigurimit. Ky rreth numëronte e shumta 10 bashkëpunëtorë të sigurimit, e kështu ishte në të 26 rrethet e vendit – ka vijuar Ramizi. Sipas tij, “kishte nga këta bashkëpunëtorë që kanë punuar ndershmërisht, por ndonjëri edhe ka abuzuar duke futur në burg njerëz të pafajshëm. Vazhdoj të kem respekt për ta, por kush vjen në Gjykatë të dëshmojë kundër meje unë do ta dekonspiroj” – ka pohuar Ramizi duke mbajtur fjalën.

Poker spiunësh në sallën e gjyqit

“Katër dëshmitarë kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit”

“Katër nga dëshmitarët e thirrur për të dhënë shpjegime në sallën e gjyqit në këtë proces kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit”. Ka qenë ky pohimi i bujshëm e miklues, pas së cilës ish kreu i kundërzbulimit edhe ka “hapur dosjet”. “Nga katër të renditur në listën për dëshmi, dy u paraqitën në sallë, ndërsa dy të tjerët nuk erdhën. Madje njëri prej tyre, u mundua deri te dera dhe futi kokën në sallë, por nuk dha shpjegime e nuk u paraqit më. Ai dikur ka dëshmuar kundër gazetarit Fuat Çeliku, nëpërmjet tij kemi zbuluar Qani Brahon, që ishte dhe bashkëpunëtor i yni dhe i shërbimit të fshehtë grek. I dyti që ka qenë bashkëpunëtor e që dëshmoi në këtë sallë ishte Muhamet Prodani. Ai është rekrutuar kur ka qenë me detyrën e zëvendës Ministrit të Mbrojtjes. Prej deponimeve të tij, janë dënuar artilieri më i mirë i vendit Todi Naço e më pas edhe Arif Hasko”. Pasi mbylli dosjen Prodani, Ramizi hapi atë të Moisi Mirakës. I renditur në listën e dëshmitarëve në këtë proces, ai nuk ka ngurruar të publikojë pseudonimin e tij: A-njëshi”

Pas 10 vjetësh zbardhet enigma e arratisjes nga burgu i Spaçit

“Kështu agjentët tanë niseshin me detyrë jashtë shtetit”

Ka qenë njëri nga anëtarët e trupit gjykues që ka hapur edhe një herë çështjen “Haluca” në sallë.  I dënuar kohë më parë me vdekje e më pas me 25 vjet heqje lirie, tashmë ndihmës gjyqtar në Gjykatën e Faktit të Tiranës, Ramizi afro dy javë më parë kishte deklaruar për Skënder Halucën se  “e njoh si agjent të shërbimit të fshehtë Jugosllav”. Pasi i është kërkuar të japë shpjegime të tjera sidomos për deklarimin e tij në rolin e dëshmitarit se “Ramizi më ofroi së bashku me Isain të bëhem bashkëpunëtor i sigurimit për të shkatërruar një rrjet agjenturor në pellgun e Myzeqesë”, dje ish-zëvendësministri u përgjigj: “Nuk mund të bënin agjent të shërbimit tonë, një njeri si ai, që është dënuar jo për ato që pretendon por për grabitje dyqanesh e banesash”. Pas kësaj si për të treguar se si veprohej në këtë rast, ai e ka ilustruar shpjegimin me një rast tipik. Dikur rreth vitit 1985, në burgun e Spaçit, pasi ishte studiuar e u përpunuar një prej të burgosurve, që plotësonte të gjitha kriteret, u organizua arratisja e tij nga burgu për t’u hedhur jashtë vendit. Drejtorisë së kundërzbulimit, ku udhëhiqte Ramizi  i ishte besuar vetëm organizimi i arratisjes nga qelia dhe telat e Spaçit, ndërsa për detyrën e tij përgjigjej drejtpërdrejtë Ministri i Brendshëm Hekuran Isai. “Kjo ishte rigorozisht e përcaktuar, atë që dija unë nuk e dinte tjetri dhe anasjelltas. Secili bënte punën e tij dhe çdo gjë ishte e ndarë me mur. Ne përgjigjeshim vetëm për këtë pjesë, deri në daljen e agjentit jashtë kufirit me Jugosllavinë. Asnjëri nuk e dinte këtë nga autoritetet e burgut, përfshirë këtu edhe drejtorin e saj. Operacioni, arratisja e agjentit, u krye me sukses. Por puna nuk përfundoi me kaq. Gardiani që ishte me shërbim dhe policët që ruanin rrethimin u dënuan me 6 muaj burg për “shkelje të rregullave të shërbimit roje, me pasojë arratisjen e një të burgosuri. Vetëm pak orë më parë janë mësuar hollësitë për një nga lojërat e shumta të sigurimit, për hedhjen jashtë kufijve të agjentëve tanë jashtë shtetit.

“Ja si agjentët tanë shkatërronin rrjetin e spiunazhit të huaj”

Quhet Kosta Fili, i dënuar nga organet tona fillimisht me vdekje e pastaj me 25 vjet burg, që ka shërbyer për të shkatërruar grupin armiqësor në ushtri të Teme Sejkos, në vitin 1973. Sipas Ramizit, ai ka qenë radisti i grupit të Sejkos dhe gjatë hetimeve e më pas gjyqit, ka dhënë dëshmi ku është vërtetuar veprimtaria e grupit të kryesuar nga ish kundër admirali i Flotës sonë Ushtarake. Fili, kishte qenë agjent i sigurimit tonë, por më pas ishte vërtetuar se ishte dhe agjent i shërbimit të fshehtë grek. Pikërisht deponimet për veprimtarinë armiqësore të këtij grupi, e kishin shpëtuar Kosta Filin nga plumbi, vdekja me pushkatim dhe ja kishte kthyer dënimin me një çerek shekulli burgim. Pasi e kishte kryer të gjithë dënimin ai ishte lënë i lirë, duke qëndruar pak kohë në hotelin e qytetit të Burrelit. Më vonë me kërkesën e tij, ju dha pasaporta dhe viza greke për të shkuar pranë gruas në Janinë, ku “mbajti një qëndrim të mirë dhe nuk foli kundër Shqipërisë”.

Asnjë bashkëpunëtor i sigurimit nuk internohej e dëbohej

Kanë qenë shpjegimet e dhëna dje që kanë zbardhur, sipas versionit të Ramizit, të gjithë veprimtarinë e Drejtorisë së Parë të kundërzbulimit në lidhje me internim-dëbimet gjatë 50 vjetëve. Në degën e 8 të kësaj drejtorie, bëhej “drejtimi i veprimtarisë armiqësore të elementëve  antiparti e të deklasuar”. Në përbërje të saj, ishin dy oficerë drejtimi. I pari, përgjigjej për internim-dëbimet, ndërsa i dyti, për kampet dhe burgjet. Sipas platformës së Byrosë Politike për këtë problem, rruga që duhej të ndiqte propozimi për internim-dëbimin, ishte: propozimi bëhej nga fronti i lagjes, këshilli i saj popullor dhe dega e punëve të brendshme e rrethit. Pas kësaj, kjo i dërgohej për miratim sekretarit të parë të PPSH dhe Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit. Nga aty këto propozime niseshin për në Komisionin Qendror të Internim-Dëbimeve. Para se të shqyrtoheshin në komision, ato duhet të kalonin në drejtorinë e parë të kundërzbulimit dhe konkretisht në degën e 8 të saj. Detyra e kësaj drejtorie ishte, të shikonte nëse ndër personat e propozuar nga poshtë kishte apo jo bashkëpunëtorë të sigurimit, agjentë apo persona në përpunim e sipër, Qëllimi ishte që të mos prishej rrjeti agjenturor dhe puna e sigurimit. Kjo gjë ishte e përcaktuar në mënyrë taksative në detyrat e kësaj drejtorie, në platformën e Byrosë Politike për internim-dëbimet. Pasi bëhej ky verifikim, titullari shënonte dhe nënshkruante nëse ishim apo jo dakord me propozimin e ardhur nga rrethi. Pas kësaj, të gjitha këto propozime i përcilleshin komisionit qendror. Ishte detyra e këtij komisioni, të vendoste përfundimisht nëse ndaj tyre do të zbatohej apo jo propozimi i rrethit.

Alfred Peza

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.