Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Alfred Peza: Zbulohen eshtrat e Fiqirete Shehut

35 vite KOHA JONË E shtunë, 12 Dhjetor 2020 00:26
Alfred Peza: Zbulohen eshtrat e Fiqirete Shehut
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 21 Maj 1996 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Alfred Peza-

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 4 orësh
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 5 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 6 orësh

Afro 70 kilometra larg kryeqytetit një varr pa emër, vetëm me numrin e të burgosurit, së bashku me të vdekurit në kampin e Zejmenit

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tiranë – Ka zgjatur plot 2800 ditë varrhumbja, për gruan e ish numrit 2 të Shqipërisë. Eshtrat e Fiqirete Shehut, gruas së kryeministrit për 30 vjet, Mehmet Shehu, pas një aventure sfilitëse të të birit, vetëm dje pasdite në orën 14.30 janë prehur për herë të parë me emrin e saj, në varrin më të ri të Tiranës. Një fshat i vogël afro 70 kilometra nga kryeqyteti mësohet vetëm pak orë më parë, të ketë qenë edhe vendi që ka strehuar për afro 8 vjet, të fshehtën përvëluese. Ka qenë një varrmihës profesionist, pas sigurimit të të dhënave tepër të sakta nga më të afërmit e “ex second lady-t”, që ka bërë edhe zbulimin e skeletit të trupit, të njërës prej personazheve qendrore të jetës shqiptare komuniste. Gruaja e ish kryeministrit Shehu, kishte vdekur në repartin 313 të Tiranës, në kohën kur ishte duke vuajtur dënimin e saj. E arrestuar vetëm pak javë pas vdekjes ende enigmatike të të shoqit, së bashku me Hazbiun, Shehun, Peçini, Ziçishtin, u dënuan nga gjykatat shqiptare pas “zbulimit nga Enver Hoxha të këtij grupi armiqësore”. Dënimi për to u dha me 10 vjet heqje lirie për “tradhti ndaj Atdheut, në formën e dhënies në shërbim të agjenturave të huaja”. Sipas versionit zyrtar, shkak për vdekjen e Shehut në burg në natën e 10 të Shtatorit 1988, ishte “ infarkti i miokardit”. Afro një muaj më pas në burgun e Burrelit, djemtë e saj Bashkimi dhe Skënderi, pas vonesës së korrespondencës me të, kishin mësuar edhe lajmin e dhimbshëm. Pas përfundimit të dënimit në Marsin e 1991, djemtë kishin filluar edhe kërkimet për gjendjen e varrit.  Kanë qenë të kota përpjekjet e tyre, për gjetjen e vendprehjes së nënës, deri në Marsin e 1992. Vetëm pas kësaj, me ndihmën edhe të Ministrit të Brendshëm të Qeverisë së PD, është mundësuar saktësimi i vendit të fshehtë, për t’u gjendur, zhvarrosur e rivarrosur vetëm pak orë më parë. Mësohet të kenë qenë  varrezat e fshatit Gajushë, vetëm 12 kilometra pa mbërritur në Lezhë në të majtë  të rrugës nacionale Tiranë-Shkodër, vendvarrimi i Fiqirete Shehut. Dje në orët e para të ditës, pas paraqitjes në varrezat e fshatit të vogël të dokumentit përkatës, varrmihësi i saj, ka lejuar kryerjen e ritit të zhvarrimit të kufomës. Në këtë vend gjenden disa varre të burgosurish, epitafi i vetëm i të cilave, janë disa numra që korrespondojnë me një tjetër të tillë në një regjistër të administratës së përgjithshme të burgjeve, që përbën edhe kodin për identifikimin e personit të vdekur në burg. Veç Shehut, varre të tjera të kësaj natyre, mësohet të jenë të të vdekurve, në kampin e Zejmenit të rrethit të Lezhës. Kufoma e gruas së ish kryeministrit, dje është gjendur dhe pas zbulimit, skeleti është i ruajtur në një gjendje shumë të mirë, pa patur ndonjë dëmtim apo shenjë të dyshimtë në skelet. Madje sipas të birit “nuk ka më asnjë dyshim mbi ekzaktësinë e gjetjes”, pasi të dhënat antropometrike të skeletit, përputheshin plotësisht me të dhënat fizike të nënës së tij. Sipas juristëve të vjetër, në atë kohë kanë ekzistuar rregulla plotësisht të përcaktuara, ku për të vdekurit e asaj periudhe në burgje, mbaheshin procesverbale të sakta, një varr i thjeshtë me disa lule përsipër, më i ri në periferinë perëndimore të varrezave të kryeqytetit, është tashmë edhe banesa e fundit e Fiqirete Shehut.

Intensitet kërkimesh për gjetjen e varrit të ish Kryeministrit

“Shumë shpresa për gjetjen e eshtrave të Mehmet Shehut”

Nuk ka përfunduar dje aventura e kërkimeve të djalit të ish Kryeministrit, që ka mbajtur më gjatë në historinë e Shqipërisë këtë post. Janë edhe eshtrat e tij, për të cilat vazhdojnë kërkimet prej 5 vjetësh. Sipas versionit zyrtar, (tani gjithnjë e më pak të besueshëm), Mehmet Shehu është vetëvrarë “në një moment krize nervore”, në natën e 17 duke zbardhur 18 Dhjetori i 1991, në dhomën e tij të gjumit. I varrosur në atë kohë në Veri të varrezave të Kombinatit në kryeqytet, sipas varrmihësve ai ruhej natë e ditë me roje. Vetëm disa muaj më pas, në një të hënë të fillim vitit të 1983, natën është bërë varrimi i kufomës së tij, jo nga punëtorët e shërbimit funeral, për t’u varrosur më pas në një vend të panjohur. Është shumë i mundshëm versioni, që urdhrin për këtë, ta ketë dhënë vetë Enver Hoxha, e ta ketë zbatuar sigurimi i shtetit. Ka qenë këmbëngulja e djalit të vogël i vënë në kërkim të eshtrave të babait që ndoshta do të çojë në zbardhjen e enigmës së madhe të gjetjes së vendvarrimit të numrit 2 të Shqipërisë të asaj kohe. “Kam shumë shpresa për gjetjen e eshtrave të babait. Ndoshta kjo gjë është vetëm punë ditësh”. Pas kësaj mësohet se Mehmet Shehu dhe bashkëshortja e tij do të prehen në një varr të përbashkët si edhe vetë fati i tyre.

ALFRED PEZA

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.