Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:03 Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka mohuar zërat për një përplasje me Kylian Mbappe, duke konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ja mocioni i plotë i Fatos Nanos

35 vite KOHA JONË E premte, 18 Dhjetor 2020 03:44
Ja mocioni i plotë i Fatos Nanos
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 6 Korrik 1996 në KOHA JONE)

Ja mocioni i plotë i Fatos Nanos

Mocion për debat në KPD mbi tezat e Kongresit të dytë të PSSH

Situata politike pas farsës elektorale të 26 majit shtron përpara Partisë Socialiste, si partia më e madhe opozitare, nevojën e ndryshimeve të shpejta cilësore shumëplanëshe. Ky pikësynim paraqitet edhe më i mprehtë përballë kërkesave të së ardhmes për një adaptim më efikas të qëndrimeve ndaj kërkesave të elektoratit dhe rekomandimeve të departamentit amerikan të shtetit, Parlamentit Europian, OSBE, Këshillit të Evropës dhe organizmave të tjera ndërkombëtare. Realizimi i këtij qëllimi kërkon në vetvete një analizë ku të shqyrtohet gjendja, evolucioni dhe perspektiva për hapa të mëtejshme vendimtare në konsolidimin e mëtejshëm të fizionomisë socialdemokrate të PSSH.

Mund t'ju interesojë

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet ...

Para 9 minutash
Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeq...

Para 9 minutash
SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në bo...

Para 11 minutash

Ky mocion për debat dhe votim në KPD paraqitet si nismë e kryetarit të burgosur të PSSH Fatos Nano në bashkëpunim me një numër anëtarësh të KPD nënshkrues të këtij mocioni. Përmes debatit synohet ndërmarrja e hapave konkretë që do të përgatisin terrenin për suksesin e PSSH në të ardhmen dhe paralizimin e skenarit diversionist të Berishës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Teza për debat në KPD

  1. Vlerësimi i krizës politike dhe institucionale në Shqipëri pas puçit elektoral të 26 majit dhe perspektiva e zhvillimeve të mëtejshme deri në zgjedhjet e ardhshme.
  2. Adaptimi i qëndrimeve politike të PSSH ndaj rekomandimeve të departamentit amerikan të shtetit, Parlamentit Europian, institucioneve vëzhguese të OSBE, Këshillit të Europës dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë.
  3. Analiza sintetike e veprimtarisë politike 4-vjeçare të PSSH duke u ndalur veçanërisht në përmbajtjen e politikës së ndjekur dhe në taktikat e format e përdorura të lidhura këto me faktorët përcaktues e ndikues.
  4. Analiza e punës së forumeve të zgjedhura nga KPD (kryesia, nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm). Vlerësimi i rasteve të shkeljeve të parimeve statutore të funksionimit të brendshëm të partisë, veçanërisht bllokimi artificial nga ana e “kryesisë ekzekutive” i transmetimit të mesazheve dhe kërkesave politike të kryetarit të partisë për kryesinë dhe KPD e lidhur kjo kryesisht me devijimin, zvarritjen apo edhe shpërdorimin e tyre nga drejtues të veçantë.
  5. Realizimi i ndryshimeve të nevojshme programore statutore, strukturore dhe zgjedhja e drejtuesve të forumeve të PSSH konform kritereve bashkëkohore për t’i dhënë asaj parametra të qëndrueshëm të socialdemokracisë perëndimore.

Projektvendim i KPD të PSSH

KPD, në mbledhjen e tij të datës 4.07.1996, kushtuar punës përgatitore për fazën e dytë të kongresit të dytë të PSSH vendosi:

  1. Mbledhjen e fazës së dytë të kongresit të PSSH në periudhën 26-27 korrik 1996 me delegatët e zgjedhur në fazën e parë të mbajtur më 23-24 mars 1996.
  2. Mbledhjen e konferencave të PSSH të rretheve (faza e dytë e tyre) në periudhën 10-20 korrik (me delegatët e zgjedhur pjesëmarrës në fazën e parë të tyre, mars 1996).
  3. Ndërprerjen e çdo praktike funksionimi si “kryesi ekzekutive”
  4. Të ngarkojë një grup të KPD, të përbërë në shumicë nga jo anëtarë të kryesisë, që të hartojë projekt-raportin politik të Kongresit dhe ta paraqesë atë për diskutim e miratim në KPD brenda datës 22 korrik 1996. Grupi i punës duhet të njihet edhe me përmbajtjen e korrespondencës zyrtare 3-vjeçare të kryetarit të PSSH me forumet dhe drejtuesit e saj dhe të evidentojë detyrat politike emergjente dhe masat për realizimin e plotë të tyre.
  5. T’i propozojë Kongresit për miratim projektrezolutat përkatëse për: a. Disa ndryshime në programin politik të PSSH sikurse janë a-heqja e çdo reference ndaj marksizmit;
  6. largimi përfundimtar nga ndikimi i koncepteve dhe terminologjisë etatiste; c. reflektimi në tërësi i koncepteve të reja, të cilat zunë vend në programin elektoral dhe i mesazheve politike të kryetarit të PSSH.
  7. Disa ndryshime në statutin e PSSH, sikurse janë:
  8. Adoptimi i sistemit organizativ me kryetar komisionesh – zëdhënës politikë sipas fushave të qeverisjes alternative. b. Përcaktimi nga KPD i të drejtave dhe detyrave për kryetarin, kryesinë, komisionet etj.
  9. Të kooptojë si anëtarë të KPD intelektualët:

Kryetari i PSSH, Fatos Nano, shpreh besimin  e tij politik se  kjo nismë jetike për të ardhmen e së majtës shqiptare përbën një garanci për krijimin e besimit brenda dhe jashtë vendit për fitoren e forcave opozitare në zgjedhjet e ardhshme të lira e demokratike të rekomanduara nga institucionet e demokracisë perëndimore.

Propozues Fatos Nano

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin
Para 9 minutash

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit
Para 9 minutash

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Para 11 minutash

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 1 ore

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.